Takimin e radhës Safet Gjici kandidati i PS e kishte me banoret e lagjes së re nga ku tha se për këtë lagje ka projekte konkrete për 4 vitet e ardhshme që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve të brendshme, kanalizimet e ujerave të zeza, rikonstruksion të shkollës dhe kopshtit për ta bërë njëjtë me lagjet e tjera të qytetit.
Gjici teksa kërkoi votën ne 14 maj për vijimin e punëve te nisura tashme, ai u ndal tek kundërshtari, ku nënvizoi se ata nuk i kane dhe e asgjë Kukësit gjate qeverisjes së tyre, edhe sot ata nuk kanë çfarë ju japin kuksianeve, veç mashtrimeve, gënjeshtrave dhe përbaltjes të çdo investimi për Kukësin.
Drejtuesi Politik i Qarkut Pandeli Majko kërkoi mbështetje maksimale për Safet Gjicin pasi tha se është i vetmi qe kuksianëve iu duhet për te punuar për ta e për te sjelle investime te tjera për te përmirësuar jete e secilit.
Lajmi kryesor:
Edhe dy ditë fushatë, kandidatët në terren, takime me qytetarët
M.T/ReportTv.al