Kandidati i Rithemelimit në ‘Primaret’ e Kamzës: Ne vodhëm njëri tjetrin, si do kërkojmë proces të rregullt në zgjedhjet e ardhshme

5 Dhjetor 2022, 12:21| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 12:23

  • Share

Ish deputeti i partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka hedhur akuza për vjedhje votash gjatë procesit të ‘Primareve’ për bashkinë e Kamzës. Dogjani i cili nuk arriti të shpallej fitues në Kamëz, tha se ‘hajdutët’ kishin prishur procesin e Primareve.

“Primaret në themel kanë qenë procesi më i mirë në Partinë Demokratike, por hajdutët brenda sistemit e prishën procesin në Kamëz.

Nuk e kuptoj, se si do kenë fytyrë këta njerëz nesër tu kërkojnë votën atyre nënave demokrate, baballarëve, të rinjve e të rejave që dje ju përplasën derën në fytyrë dhe nuk i lanë për të votuar. Nuk e di, se si do kërkojmë proces të rregullt nesër kur ne sot vjedhim njëri-tjetrin.

Nuk u mjaftuan, nuk u kënaqën me heqjen e demokratëve nga lista e votimit, por futën edhe duart në kutitë e votimit.

Në një Qendër Votimi mungonin 100 fletë votimi, në një tjetër kishte fletë votimi tepër. Vëzhguesi ka konstatuar fletë votimi nëpër tokë të plotësuar, mungonin listat e votimit, nuk dihej sa kishin votuar, shumë fletë votimi pa vulë e shumë e shumë probleme të tjera”-shkruan Dogjani në reagimin e tij.


Lajmi kryesor:

‘Proces farsë e manipulime', dorëheqje nga ‘Rithemelimi’ dhe pakënaqësi pas ‘Primareve’! Akuza të forta për Këlliçin: Servil, 'sorosjan' brenda PD


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?