Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi prezantoi në Komisionin e Jashtëm prezantoi prioritete e tij. Kurtezi tha se do të ketë si synim forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve, ndërsa një vëmendje të madhe do i kushtojë bashkëpunimit në arsim, truizëm, në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve etj.
Kurtezi tha se do angazhohet të punojë për të intensifikuar ndihmën dhe ekspertizën e Emirateve të Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike dhe digjitale, pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
Për të punuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të dy vendeve. Marrëdhëniet politike, mes dy vendeve janë vënë 30 vite më parë dhe kanë njohur zhvillime pozitive, duke u karakterizuar nga një trend në rritje. Palët janë të interesuar të rrisin përfitimet ekonomike, të dyja vendet bashkëpunojnë ngushtim në këshillin e sigurimit sa i takon mbështetjes së kandidaturave reciproke apo edhe hartimit të rezoluta. Ruajtja dhe forcimi i mëtejshëm i nivelit të bashkëpunimit, forcimi i bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit dhe këshillit kombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe. Marrëdhëniet ekonomike janë dimension i rëndësishëm, rezultatet e bashkëpunimit kanë njohur zhvillim dhe kanë kapacitet për avancimin mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimi ekonomik, ka hapësira për t’i rritur bashkëpunimet, marrëdhëniet e mira politike krijojnë hapësirë për rritjen e bashkëpunimeve ekonomike dhe shkëmbimet tregtare Mbajtja e takimit të parë të komisionit të përbashkët ekonomik. Do punoj për intensifikimin e bashkëpunimit me fondin e Abu Dhabit, turizmit. Angazhohem të punoj për të intensifikuar ndihmë dhe ekspertizën e saj për sigurinë kibernetike dhe digjitale, bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Lajmi kryesor:
Kandidatët për ambasadorë prezantojnë platformat! Përfaqësuesi për NATO-n: Kosova, prioriteti ynë! Çollaku: Tejkalo qëndrimet e qeverisë
SI.E.//ReportTv.al