Kandidati për këshilltar në listën e BF në Gjirokastër braktis dyshen Berisha-Meta dhe bashkohet me socialistët! Fushatë në krah të Flamur Golemit të PS

23 Prill 2023, 22:52| Përditesimi: 23 Prill 2023, 23:06

  • Share

Kandidati për këshilltar për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nga koalicioni Berisha-Meta braktis këta dy të fundit dhe bashkohet me Partinë Socialiste, duke iu bashkëngjitur edhe fushatës.  Magrip Gjika, drejtues në forume të larta të FRPD-së së Berishës, ka njoftuar braktisjen e kësaj force politike dhe i është bashkuar socialistëve. Gjika ka dalë sot në fushatë hapur për PS dhe kandidatin e PS për Bashki Flamur Golemi.

Kandidati i PS-së për Bashkinë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka publikuar mbrëmjen e sotme një video me një demokrat thotë ai që zgjodhi t’i bashkohej socialistëve në fushatë. Dhe bëhet fjalë pikërisht  për Magrip Gjikën.

“Një demokrat me dy pare mend në kokë, mban dy gishtat lart, por votën nuk e çon dëm për ata që nuk gjejnë dot vulën e jo më të punojnë për Gjirokastrën. Ja Magripi për shembull, e kuptoi që duhet të ecim përpara e jo të shkojmë mbrapa. Bëri kthesën që duhet! Bujrum edhe demokratëve të tjerë të bashkojmë votat në 14 maj për familjen tonë të madhe, Gjirokastrën. Hallet e Saliut dhe shokëve të tij s’mund të bëhen hallet tuaja. Kaq”, shkruan Golemi teksa publikon videon.

Magrip Gjika rezulton i nënti në listën e koalicionit Berisha-Meta në bashkinë e qytetit të gurtë. Ai rezulton se është edhe nënkryetar i forumit rinor., 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mr. Meshi: 24/04/2023 11:13

    Ky kandidati Magrip Golemi, duhet dënuar për shperdorim detyre dhe besimit ndaj demokratve te Gjirokasters, dhe te hetohet thelle se munde tek kete marre ndonje shperblim te majme nga forca te ciles i eshte bashkuar minuten e fundit.....

    Përgjigju
  • Turi: 24/04/2023 08:12

    Super lajm,me kte bashkim qe as emrat si njeh njeri,u zgjidhen gjitha hallet

    Përgjigju
  • aldo: 23/04/2023 23:15

    TRALLTAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?