Sport

Kandidati potencial për të zëvendësuar Panucci-n, ja kush është Edi Reja

23 Mars 2019, 14:12| Përditesimi: 23 Mars 2019, 14:14

  • Share

Christian Panucci u largua nga Shqipria pas 21 muajsh duke lënë vakant pozicionin e trajnerit të kuqezinjtë. Menjëherë në media kanë filluar të qarkullojnë emrat të cilët priten ta zëvendësojnë dhe kandidati potencial duket një tjetër italian si Edoardo Reja, ose i njohur ndryshe si Edi Reja. Por kush është 73-vjeçari italian?

Reja në të kaluarën e tij ka drejtuar shumë ekipe në kampionatin italian, duke filluar nga Kaljari te Xhenoa e deri tek Napoli dhe Lazio. E vetmja aventurë e Reja-s jashtë vendit të tij ka qenë në sezonin 2009-2010, kohë kur drejtoi ekipin e Hajdukut të Spilit në Kroaci.

Nëse do të ulej në stolin e kombëtares shqiptare do të ishte hera e parë që Reja do të drejtonte nje perfaqësuese. Prej sezonit 2015-2016 Reja është pa ekip.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pele: 23/03/2019 17:38

    ..merrni Trajner te urte e Psikolog,si De Biasi!..ose merrni shembull nga Kosova

    Përgjigju
  • Plaku: 23/03/2019 16:16

    Bota respekton moshën e tretë duke i nxjerrë në Pension, këta duan ti nxjerin nga azili dhe i bëjnë Trainera...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?