Calin Georgescu

Bota

Kandidatit prorus Calin Georgescu i ndalohet garimi në zgjedhjet presidenciale në Rumani

9 Mars, 21:36| Përditesimi: 9 Mars, 21:40

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar sot (9 mars) kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, pasi zgjedhjet e nëntorit ishin anuluar pas fitores së tij në rundin e parë.

Georgescu ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të komisionit në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Liderët e partisë së ekstremit të djathtë e kanë dënuar vendimin e Komisionit Zgjedhor për mospranimin e kandidaturës së Georgescut. Dhjetëra mbështetës të populistit Georgescu u mblodhën pranë zyrës së Komisionit Zgjedhor, duke brohoritur “liri” dhe shkurtimisht tentuan t’i kalonin pengesat e sigurisë.

Georgescu e dorëzoi kandidaturën për zgjedhjet e majit të premten, mes dyshimesh se nuk do të lejohet të garonte.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i anuloi zgjedhjet presidenciale dy ditë para balotazhit në dhjetor, duke u thirrur në dyshimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje në dobi të Georgescut.

Moska i ka mohuar akuzat. Pjesëtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, kanë thënë se anulimi i zgjedhjeve në Rumani është shembull sesi qeveritë evropiane shtypin lirinë e shprehjes dhe kundërshtarët politikë.

Elon Musk, burri më i pasur në botë dhe aleati i ngushtë i presidentit Tump, e ka quajtur të “çmendur” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Rumanisë në rrjetin e tij social, X.

Georgescu është duke u hetuar për gjashtë vepra penale, përfshirë për anëtarësim në një organizatë fashiste dhe për komunikimin e të dhënave të rrejshme për financimin e fushatës zgjedhore. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat./VOA

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lori: 10/03/2025 04:37

    Kjo eshte scandaloze.Kjo eshte "democracia".

    Përgjigju
  • Beni: 09/03/2025 21:54

    Kjo është Europa ‘demokratike’ nëse nuk fiton ai që vendosin lobet e bankave ose të armëve dhe farmaceutikave atëherë ndodh dhe kështu që nuk e lejojnë të garojë edhe pse ka fituar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si ju duket?