Politikë

Kandidatja e Fierit ironizon sërish Bardhin nga mitingu i Athinës: Kam ardhur t'ju flas për ty, do të tregojnë vendin në 11 Maj

31 Mars, 15:07| Përditesimi: 31 Mars, 15:27

  • Share

Kandidatja më e re e listës së PS në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi ka përshëndetur Gazment Bardhin nga Athina, ku ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga PS me emigrantët.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, kandidatja e PS  ka ironizon drejtuesin politik të PD në Fier duke i thënë se ka shkuar në Athinë për t’ju folur bashkatdhetarëve për të.

"Gazo, kam ardh t’ju flas për ty! Për ty që thua ‘s’ka asgjë të re’… ndërkohë që salla është plot e përplot me njerëz nga çdo brez, të cilët do të tregojnë vendin në 11 Maj", shkruan ajo krahas videos.

Pak ditë më parë ishte Gaz Bardhi që akuzoi kandidaten e re nga Roskoveci Caushin dhe të tjerë të lidhur me pushtetin për abuzime dhe përfitime personale, duke theksuar se fondet nuk shkuan për njerëzit e zakonshëm, por për familjarët e kandidatëve.

Përgjigja e Çaushit nuk vonoi përmes një videoje që u bë virale në rrjet.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?