Kandidatja e LSI përfshihet në konflikt në Durrës, shoqërohet nga policia! Guri: Bëra Kallëzim! PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI! Djali i Lefter Kokës kërcënon qytetarët

24 Mars 2021, 17:58| Përditesimi: 24 Mars 2021, 21:47

  • Share

Kandidatja e LSI, e para në listën e Durrësit, Elona Guri, është shoqëruar nga policia pasi është përfshirë në një konflikt me një banor në lagjen nr.4, në qytetin bregdetar. Sipas policisë pasi Guri është konfliktuar me banorin me iniciale Ç.K, të dy janë shoqëruar në polici.

"Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme", thote policia.

Lidhur me këtë incident ka reaguar vetë Guri, e cila thotë se ka shkuar në polici për të bërë kallëzim pasi sipas saj PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI, për të identifikuar dhe kërcënuar njerëzit që i bashkohen partisë. 

"Denoncoj një akt të paprecedentë që nuk ka ndodhur në 30 vite. Votoni në 25 alternativën më të mirë atë që besoni qytetarine e bërjes së fushatës. Kam bërë sot një kallëzim në policinë e shtetit, i bëj thirrje prokurorisë të mos fshehë provat dhe të vazhdojë të bëjë drejtësi".

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se pajisjet për të cilat flet LSI janë pajisje interneti dhe jo përgjimi. Nga ana tjetër dega e LSI në Durrës deklaron se kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin zyrën e kësaj force. LSI akuzon policinë për fshehje të së vërtetës dhe deklaron se ka denoncuar djalin e Lefter Kokës, Arbër Kokën si autor, që fshihet pas kësaj ngjarjeje. Ndërkaq LSI akuzon Arbër Kokën për presion ndaj qytetarëve që shkonin në zyrat e partisë. Sipas LSI, dyshimi për përgjim lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin dhe kërcënoheshin.

Ora 19:46
LSI Durrës denoncon: Kamera e përgjues në zyrat tona, djali i Lefter Kokës kërcënon qytetarët

1616611792_605b865a5f10fScreenshot1001.jpg

LSI në Durrës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin bregdetar ku sipas policisë është shoqëruar në komisariat kandidatja Elona Guri pasi u përfshi në një konflikt me një banorë të zonës.

Në reagimin e LSI thuhet  se ngjarja është tranformuar pasi sipas tyre janë gjetur në zyrat e LSI pajisje përgjuese.

Dyshimi sipas LSI lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës.

Njoftimi i plotë:

Elona Guri ka bërë kallëzim në polici ku pretendon se po përgjohet nga Partia Socialiste. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ato janë pajisje interneti dhe jo përgjimi.

Duke marë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë:

Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës.

Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.

Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.

Ora 19:29
Ja pajisjet që Elona Guri pretendon që po përgjohet! Burime nga policia e Durrësit: Janë për internetin

1616609713_paisjadurres001.jpg

Report Tv ka siguruar foto të pajisjeve për të cilat kandidatja e LSI-së në Durrës, Elona Guri ka bërë kallëzim në polici ku pretendon se po përgjohet nga Partia Socialiste. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ato janë pajisje interneti dhe jo përgjimi.

Ora 18:08
Konflikti në Durrës, regon Elona Guri: PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI për të kërcënuar njerëzit! Kam bërë kallëzim

Elona Guri e para në listën e kandidatëve për deputetë të LSI në Durrës ka reaguar pasi është shoqëruar nga policia. Ajo thotë se PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI sipas saj për të identifikuar dhe kërcënuar njerëzit që u bashkohen.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skrape pa vlere fare: 24/03/2021 22:41

    Shikoni fotot.kamera qe tregon eshte kamer sigurie qe e gjen ne cdo kafene,jo me institucion.Ne foton tjeter nje aparat alarmi per sigurine e brendeshme te zyres,shtepise , pra te cdo ambienti te brendeshem.Ne muret e apartamentit tim ketu ku banor kam nga 5 aparate te tilla qe regjistrojne levizje kur aparati i sigureses me alarm eshte i aktivizuar.Madje ca me te vogla i kam vene ne cdo dritare e dere ballkoni.synimi te sinjalizohem ne cdo moment nese hajduti hyn ne shtepi.Kjo Guri ose eshte injorante ,ose debile.Ai cuni i Tar lokes ti beje denoncim dhe te kerkojme demshperblim per prishje imazhi dhe fyerje publike me akuza te rreme.besoj nje 500mije euro demshperblim mjaftojne.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 24/03/2021 19:01

    Kamerat i kane vendosur vete per sigurine e zyrave te tyre.kjo eshte provokatore e paster.zurat e PS jane shume larg nga ato te LSI.Kane hyre,po si dhe kur.kush?Kollaj te thuash i ka vendosur PS,Por duhen fakte.

    Përgjigju
  • Bledi: 24/03/2021 18:58

    O Zoti I Madh , nje fshatare nga Skrapari kerkon te behet deputete ne Durres. Turp I Madh hajde voto LSI

    Përgjigju
  • robi: 24/03/2021 18:55

    Filloi Drandja e Mirdites me lef si gore dhe shpifur. Se keto sharebajgat e Jales jane nje prerje, ti vene breket ne koke. Ta bejne kopilin dhe ta lene ne dere. Qenka kopje e Floida surratufos. Kjo Elona me surrat aliene as mashkull as femer. Me 25 prill iken per skrap.

    Përgjigju
  • Taqi: 24/03/2021 18:04

    Po ta marri vetem PS se po e mori pd prap mut do shkoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?