Politikë

Përplasje fizike mes kandidatëve të LSI me policët në bashkinë Fier, Kejdi Mehmetaj: Turp të keni, po dhunoni! Po hiqen banerat tanë se do vijë Rama! Meta: Mos bini pre e provokimeve

21 Prill 2021, 11:15| Përditesimi: 21 Prill 2021, 15:38

  • Share

Një përplasje fizike ka ndodhur sot mes policëve në bashkinë Fier dhe kandidatëve për deputetë të LSI, pasi këta të fundit kanë shkuar të kërkojnë llogari me pretendimin se u janë hequr banerat.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar një takim përmbyllës të fushatës në qytetin e Fierit dhe kandidatja e LSI, Kejdi Mehmetaj denoncon se Bashkia e Fierit ka hequr banerat e partisë së saj dhe kandidatëve në qytet për shkak të këtij takimi.

LSI pretendon se është bashkia ajo që po i heq banerat megjithëse ka një kontratë të shkruar midis palëve.

“Pse po i hiqni banerat përgjigjuni pak. Do përfundoni në gjyq. Kaq frikë keni nha një baner. Duke dhunuar simpatizantët e LSI, deputetët e LSI. Ja pra në ambientet  bashkisë Fier dhunohen simpatizantët e LSI. More leje për banerin që ke vënë aty more, frikacak. Për një orë do vendoset baneri lart, turp të keni. Keni shkulur shtyllën gjithë natën e keni vendosur banera aty. Do vish të më vendosësh banerin aty mua, ti ose Armando subashi ose Edi Rama, keni frikë nga një baner.”, thotë Mehmetaj.

Teksa Mehmetaj urdhëron punonjësit e bashkisë që ti vënë për 1 orë banerat, ka pasur dhe përplasje fizike e tone të ashpra gjatë komunikimit. Më pas baneri është vendosur dhe situata është qetësuar.

1619000514_Sequence03.00025312.Still004.jpg

1619000522_Sequence03.00023024.Still003.jpg

Baneri i lsi

Ora 13:07
Kejdi Mehmetaj nga Fieri: Ambientet i kemi me qira, Punonjësit e Bashkisë erdhën si hajdutë

 

Në një prononcim për mediat nga Fieri, kandidatja për deputete e LSI në këtë qark, Kejdi Mehmetaj ka sqaruar se çfarë ka ndodhur sipas saj.

Mehmetaj thotë se banderolat e LSI-së ishin vendosur ambientet e godinës private dhe ishin marrë më qira. Ajo bën me dije se më datën 15 prill  Bashkia e Fierit i ka dërguar një shkresë LSI për të hequr banderolën, por sipas saj pa shpjegim.

Mehmetaj është shprehur se baneri u dëmtua por se  simpatizantët e LSI, tanimë po nisin të vendosin banderolën në vendin ku ishte.

Ora 11:40
Përplasja Mehmetaj-Bashkia Fier, Meta kandidatëve të LSI: Mos bini pre e provokimeve! Po u prek një votë më 25 prill do t'i ndjekim këmba këmbës horrat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me denoncimin e kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, për Bashkinë e Fierit, se policia po heq banerat e partisë së saj, pasi pritet të shkojë kryeministri Edi Rama, për takimin përmbyllës të fushatës në qytetin e Fierit.

Përmes rrjetit të tij saj social Facebook, Meta i ka bërë thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.

Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t'i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t'i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shtoi Meta.

Komento

Komente

  • vera: 21/04/2021 20:08

    ME MIRE TI SHURROJNE NE KOKE KESAJ SHURRE...

    Përgjigju
  • robi: 21/04/2021 16:17

    Thyejani dhembet kesaj Kejdi dhembcakalles se na tremb femijet kur del ne ekran kjo sharebajga e Nafije dybekut turikalit. Kjo trularaska , kembeshtrembeta me shkolle te mesme per skrap me 25 prill.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?