Kandidatja e PD për Vaun e Dejës reagon pas sulmeve të Berishës: Zoti non grata, s'ka presion që më tërheq nga gara

1 Prill 2023, 10:05| Përditesimi: 1 Prill 2023, 12:01

  • Share

TIRANË- Kandidatja e PD-së për bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini ka reaguar pas sulmeve që Sali Berisha i bërë një ditë më parë, teksa prezantoi para demokratëve Zef Hilën. Në një reagim në Facebook, Drini teksa e quan Berishën një non grata, shkruan se nuk do të tërhiqet nga gara pavarësisht presioneve që po i ushtrohet.

Klomentina Drini thotë se PD është parti pro amerikane dhe në këtë garë elektorale do të përfaqësojë me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë Demokratëve në Bashkinë Vau Dejës. Ndërkohë, ajo thotë se votat e demokratëve nuk mund të shkojnë për Ilir Metën.

“Zoti NONGRATA! Pavarësisht furisë së pritshme të sulmeve të paimagjinueshme ndaj meje, po të sqaroj: Unë jam Klomentina DRINI! Jam PRO AMERIKANE! Jam PRO EUROPIANE! Jam PRO MBRETËRISË! Nuk bashkëpunoj me persona NONGRATA! Koha dhe veprat e kanë vërtetu qëndrimin tim ! Unë jam historikisht me Partinë Demokratike!

Partia Demokratike, nuk është një parti Kryetari që qon ujë në mulli të Ilir Metës, por një PD vlerash, e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ide dhe parime të djathta, me orientim qartësisht të fortë pro amerikan, pro perëndimor, me një program modern, vizion e thjeshtësi duke përfshirë në rradhët e veta gjithkënd që ndan të njëjtat interesa dhe filozofi politike.

Theksoj se pjesëmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s’ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas! Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë Demokratëve në Bashkinë Vau Dejës. Demokratët e kanë vendin në Shtëpinë e tyre, në Partinë Demokratike”, shkruan ajo.

Një ditë më parë, Sali Berisha nga Vau i Dejës sulmoi kandidaten e PD, duke thënë se po shërben si patericë e regjimit të Edi Ramës.

“Dua ti them dy fjalë, kandidates dhe kandidatit tjetër. Të dy jeni kandidatë të Tom Doshit. Ua thashë dhe herën e parë. PS-ja ja ka dhënë me koncesion Tomës, kandidatin.  Është e pafalshme në një moment historik për vendin, në një moment kritik për demokracinë shqiptare që një demokrat të çojë ujë në mullirin e Edi Ramës, që të bëhet një patericë e atij regjimi që po shkreton Shqipërinë çdo ditë. Ndaj dhe ftoj përsëri çdo demokrat, në Vaun e Dejës dhe kudo, të mendojnë, prap ka kohë të mendojnë dhe votat e tyre ti bashkojnë”, tha Berisha një ditë më parë.

 

 

 

VIDEO- Deklarata e Sali Berishës në Vaun e Dejës

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/04/2023 01:41

    /GONI/,zonja po perballon sulmet e Berishes e po qendron ne gare,ne nje kohe kur disa shoke te gjinise tende, vendosen te terhiqen nga gara me bisht nen shale per te fshehur tredhjen qe u ka bere /non grata/.

    Përgjigju
  • GOLI: 01/04/2023 13:37

    KJO ESHTE ZOÇKE ME VEZĒ TE TREDHURA...PATJETER QE ESHTE LECKE E ATYRE QE TREDHIN...

    Përgjigju
  • joni: 01/04/2023 13:23

    As votat e familjes te vet ska me marr hahahahhahahh

    Përgjigju
  • Arben: 01/04/2023 12:50

    Kjo nuk duhet te terhiqet nga gara por mire do bente kandidati socialist te terhiqej nga gara dhe te ndihmonte Klomentinen. Sepse Zef Hila i Berishes eshte kandidat i forte ne Vau Dejes dhe vetem nje bashkim PS-PD-SHBA-NATO mund te fitojne mbi koalicionin Berisha-Meta-Putin.

    Përgjigju
  • Loran: 01/04/2023 12:34

    Ca qeka kjo si traktoriste

    Përgjigju
  • e drejta: 01/04/2023 11:43

    BRAVA.........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?