Politikë

Kandidatja e PD-së në Tiranë: Nuk kemi të krahasuar me palën kundërshtare! Po përdorin për fushatë edhe procesin e vaksinimit

6 Prill 2021, 13:12| Përditesimi: 6 Prill 2021, 15:02

  • Share

Kandidatja e Partisë Demokratike për Tiranën, Taulanda Jupi, mendon se kandidatët e partisë kundërshtare nuk kanë të krahasuar me listën e PD-së dhe me programin që ata ofrojnë.

Jupi nënvizoi në një intervistë për Report Tv, se thelb të programit të tyre është individi dhe qytetari, ndërkohë që pala tjetër po bën fushatë edhe me procesin e vaksinimit që është detyrim i shtetit.

‘Diferenca janë të mëdha, është se pala kundërshtare e ka keqpërdorur imazhin e grave dhe vajzave. Unë mendoj se nuk ka nivel krahasimi midis palës kundërshtare dhe kandidatëve të PD-së. Fushata e palës kundërshtare është e bazuar mbi elementë të propagandës. Po përdoret për fushate madje edhe një e drejtë qytetare siç është vaksinimi i qytetarëve. Vaksinimin ta siguron shteti, nuk mund të përdoret për fushatë. Në thelb të programit të PD-së qëndron individi qëndron qytetari.  Në këtë moment ka ardhur koha që ta drejtojmë vëmendjen e qytetarit tek ajo që ne ofrojmë.’- tha Jupi.

Taulanda Jupi tha më tej se grumbullimet në këtë kohë pandemie nuk i bën PD, por janë vetë qytetarët të cilët grumbullohen sepse duan të mbështesin PD-në.

‘Unë kam një koment grumbullimet nuk i bën PD kam hasur grumbullime spontane të qytetarëve, nuk pyesin më as për pandeminë, përveç se të mbështesin PD për zgjedhjet e 25 prillit. Kandidatët kanë specifikat e  tyre, ne jemi përqendruar tek një fushatë e takimit individual. Po takoj qytetarët që çdo ditë më tregojnë mbështetjen.’- tha më tej Jupi.

Teksa u ndal tek studentët, Jupi tha se secili prej tyre duhet tu ndal arrogancës, ndërkohë që u bëri thirrje që të votojnë pasi vota e tyre bën ndryshimin.

‘Secili prej tyre duhet t’i thotë jo arrogancës. Secili prej të rinjve duhet të votojë pasi çdo votë bën ndryshimin e madhe dhe duhet të bëhen pjesë  këtij ndryshimi për të ardhmen e këtij vendi. Largimi nuk është zgjidhje, qëndresa është zgjidhje.’- shtyu Jupi.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?