Politikë

Kandidatja e PS në Fier ironizon sërish Bardhin: Gazo si mu gdhive sot yllo? Natën duke pirë xhin, ditën me kallëzime! Di të bësh fushatë? S’ka njeri që të hap derën

18 Prill, 11:01| Përditesimi: 18 Prill, 11:17

  • Share

Zegjine Çaushi, kandidatja socialiste në Fier ka vijuar ironinë me Gazment Bardhin, drejtues politik i PD në këtë qark. Në një tjetër video që ka ndarë në rrjete sociale, Çaushi i drejtohet me ironi Bardhit, duke i thënë se natën rri duke pirë xhin, ndërsa ditën bën postime me kallëzime.

Mes të tjerash, ajo i thotë se nuk di të bëjë fushatë dhe se askush nuk ia hap derën. Në fund, Çaushi i përmend edhe numrin 5, numri që mban PS në fletën e votimit.

“Gazo mirë mëngjes yllo si mu gdhive sot? Se ti më rri vonë natën dhe  më pi xhin me Gentin tek për tek me sytë me xixa. Populli thotë ata që shëtisin në 2 të natës nuk merren me punë të mira. Po fushatë do bësh Gazo apo vetëm postime me kallëzime. Njerëz do të takosh Gazo apo hiç se s’ka njeri që ta hap derën. Vetmia e madhe e Gazit, as luani nuk është kaq vetëm. Pesën Gazo mos harro”, shprehet ajo.

Dy ditë më parë, në vijimësi të ironive mes njëri-tjetrit, kandidatja socialiste ftoi Bardhin për drekë. Përmes një videoje të realizuar në një prej agrobizneseve te Roskovecit, ajo i thotë Bardhit se e ka parë të mërzitur kohët e fundit, sepse sipas saj, PD i ka ikur dhe deputeti i pestë në qark.

“Hajde Gazo tek motra jote të të prezantoj edhe me shoqet e mia, se të kam parë të mërzitur shumë këto ditë. S’ke faj jo, rëndë shumë situata. Iku edhe deputeti i pestë”, deklaroi  dy ditë më parë kandidatja 26-vjeçare e PS në Fier.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 18/04/2025 16:40

    Ti je e smur mi goc.Je shkëput nga realiteti,po jeto në nfonjë univers tjetër.Se di nëse prerje të tilla si puna jote do i kalojn 20 vota atëherë ne jemi me të vërtet shoqëri e dështume.

    Përgjigju
  • noli: 18/04/2025 13:57

    Boboo ku eshte katandis ky vend..

    Përgjigju
  • Populli: 18/04/2025 12:24

    Dhe ne presim ndryshime nga emrat e rinj?!keta jane te gjithe psikopater si te vjeter e te rije me mentalitet te vjeter,mjer ne ku jetojme….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?