Politikë

Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!

16 Janar, 17:30| Përditesimi: 16 Janar, 20:50

  • Share

Hije të forta dyshimi për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Ngrihen akuza për manipulim me lëvizje votuesish nga qarku në qark.

Objekt debati ka qenë procesi i fundit, të shtunën më 11 Janar, për zgjedhjen e kryetarit në Degën nr.2 të Partisë Demokratike në Tiranë, ku vjen edhe reagimi i fortë nga kandidatja për postin e kryetares në këtë degë.

Irma Marku, përmes një reagimi publik në rrjetin social Facebook, nga llogaria e saj, i është drejtuar me një pyetje grupit të punës në zgjedhjet e 11 janarit.

Teksa ka publikuar me emër të gjithë anëtarët të cilët kanë marrë pjesë në votim, Marku pyet Mimoza Hajdarmatajn, Jorida Tabakun, Mirlinda Çollakun, Sokol Allarajn dhe Anisa Kadeshan:

“Kush i ka sjellë votuesit e degëve të tjera, edhe nga Kukësi, që të votonin në degën nr.2?”.

Pas zgjedhjeve të mbajtura në atë degë de procesit të numërimit, fituese u shpall Majlinda Prendi.

Lidhur me zgjedhjet e 11 janarit reagoi edhe ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, i cili i kërkoi publikisht ish-kryeministrit Sali Berisha që t’i japë fund kësaj “sëmundje të hershme”, pasi në të kundërt kjo ndërhyrje nga lart e Kryesisë Qendrore nëpër degët e PD-së, do e “shpartallojë” vullnetin e votuesve demokratë dhe askush nuk do t’i besojë më.

“Ajo që ka ngjarë dje me zgjedhjet në degën nr. 2 të PD-së në Tiranë me megamanipulimin e vullnetit të lirë të anëtarëve të kësaj dege, me truket, falsifikimet, për të nxjerrë me doemos një fitues sipas shijeve të diktuara nga Grupi i Punës, është një ogur kobzi për perspektivën e ardhshme të zgjedhjeve nëpër degët e tjera dhe minim i rrugës së popullit demokrat drejt 11 majit 2025”, shkruante Tufa mes të tjerash.

 

Postimi i Ina Markut dhe lista e votuesve të PD-së që ajo pretendon se janë sjellë nga Kukësi në Tiranë

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?