Majlinda Angoni

Kandidatja socialiste për Shkodrën, Angoni për Report TV: Pas 32 vitesh ka ardhur koha që ky qytet të ndryshojë, nuk mund të rrijë më në vendnumëro

21 Shkurt 2022, 17:04| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 18:06

  • Share

Pas më pak se 2 javësh zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale ndërsa kandidatët që vijojnë fushatën kërkojnë mbështetjen me vota.

Përvoja 1-vjeçare në Prefekturën e Shkodrës, ia bën më të lehtë menaxhimin e qytetit, thotë kandidatja socialiste për bashkinë e Shkodrës Majlinda Angoni, që shprehet e sigurt se mbështetja nga qeveria nuk do t’i mungojë kryeqendrës së Veriut.

“Përvoja ime, eksperienca në pozicionin e prefektes së qarkut të Shkodrës me ka bo me njoft problematikat e qytetarëve dhe të jem një lobues e mirë për zgjidhjen problemeve të tyre. Për një vit punë u zgjidh problematika e rrugës së Thethit, gjatë përmbytjeve u zgjidh problematika e gërryrjes së tokës të Berdicës.

Garancia nga qeveria shqiptare dhe kryeministri është e veçantë. Interesi për ta patur Shkodrën në drejtimin e duhur. Kjo frymë ndihet, era e ndryshimit është e domosdoshme.  Qytetarët duan ta shohin bashkinë në një tjetër pozicion me qytetarin, jo më ë dyerve të mbyllura”, thotë Angoni për Report Tv.

Në një intervistë për Report Tv, Angoni thotë se 32 vite kanë treguar se ku ka mbetur Shkodra sa i përket zhvillimit, prandaj sipas saj në këto zgjedhje ky qytet duhet t’i kthehet dinjitet.

“Garancia nga qeveria shqiptare dhe kryeministri është e veçantë. Interesi për ta patur shkodren një herë në drejtimin e duhur është mëse i madh. Kjo frymë ndihet në çdo takim që unë kam me njerëzit. Era e ndryshimit është e domosdoshme. 32 vite e kanë treguar tashmë se kemi ngelur dhe ku jemi. Ka ardh koha që Shkodra me frymën e re t’i kthehet dinjitetit dhe të vehet në vendin që meriton”, u shpreh ajo.

E pyetur se pse zgjodhi rininë për çeljen zyrtare të fushatës Angoni është shprehur se rinia është energjia për të cilën ka nevojë Shkodra.

“Ku më bukur se me e nis fushatën me rininë, përveç energjisë pozitive që të jep rinia të vë përpara një përgjegjësie tjetër që t’i duhet t’i përgjigjesh ritmit dhe dinamizmit të saj. Mbështetja që mua rinia më dha dje të them të drejtën me ka elektrizu me ka bo me mendu shumë se ky vend si Shkodra ka nevojë për ndryshim dhe rina e prek ndryshimin pa të mbështet”, vijoi Angoni.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avaj: 21/02/2022 21:20

    ….” Për një vit punë u zgjidh problematika e rrugës së Thethit, gjatë përmbytjeve u zgjidh problematika e gërryrjes së tokës të Berdicës.” Cile problematika u zgjidhen? Sa bie bore rruga bllokohet. Sa bie shi, lumejte dalin nga shtrati. Banoret e Shkodres vuajne per buke goje. Oshe-ja vjedh sa mundet. Shteti gjithashtu. Kot sa per kuriozitet, sa ishe prefekte, vure re ndonje zgjidhje krimi, renie te kriminalistikes, rregullim mireqenieje apo permiresim te cilesise se jeteses ne Shkoder? Kur nje pseudo kandidate ka deluzione ne nje nivel kaq te larte, imagjinoje se si do jete qeverisja e saj. Shkurt mre zonje, PS-ja (as keto organizatat e tjera kriminalo terroriste si pd e lsi) nuk ka pase kurre burra, nuk ka burra dhe kurre nuk do te kete burra per sa kohe qe i ben k*rderrin te varferit dhe te dobetit. Kjo eshte ps-ja dhe gjitha simotrat e saj partiake.

    Përgjigju
  • Achs: 21/02/2022 20:17

    Ndryshimi i Shkodres vjen me largimin e Rames dhe bq-rat politikane qe kemi. Mos nderhyrja e juaj eshte ilaci me efektiv per zhvillimin e Shkodres. Sa rri dhe ben elozhe njeres ane te ca pseudo investimeve qe duhet te ishin bere qe me kohe, shpjegojua pak Shkodraneve pse i bllokoi buxhetin Shkodres ky KM yt. Bllokoi buxhetin me vite te tera. Keto jane akte diskriminimi dhe kundra te drejtave te njeriut. Do pergjigjet para gjyqit nderkombtar ay Km yt. Une nuk mendoj qe Rama ka kellqe te marre Shkodren peng. Une mendoj qe nese ti behesh kryetare e bashkise se Shkodres, do jete me nje perqindje votuesish totale prej me pak se 20%. Do vihesh ne krye te bashkise si loqet e derrit - nga pas. Suksese.

    Përgjigju
    • Arbërori: 21/02/2022 21:15

      Të lumt Achs…!!! Km bq i ka mbetur vetëm Shkodra për ta vën në menagjim të serbit vucic, pa e sotit është ajo e miladin popoviqit të dikurshëm e kjo tradhëti duhet ndaluar sa më par!

  • Ola: 21/02/2022 17:48

    Shkodra nuk i duhet Rames dhe askujt prandaj do ja lejn Berishes.Harroje se do fitoj PS-ja. Vetem Tom Doshi qe nuk e do Kimi mund te bente dicka per Shkodren.Kot lodheni me fushate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?