Jordan Daci

Kandidatura e Jordan Dacit në Dibër është mbi palët dhe simbolizon bashkimin

26 Janar 2022, 13:28| Përditesimi: 26 Janar 2022, 13:34

  • Share

Kandidatura e Jordan Daci për Bashkinë Dibër, është një kandidaturë që qëndron mbi palët dhe i bashkon të gjitha palët ! Kjo lidhet me faktin, se Jordani nuk vjen nga strukturat PD e po ashtu Jordani, duke qenë një vlerë intelektuale dhe një personalitet i fortë publik, nuk është përfshirë në debatin e brendshëm të PD!

Në Dibër fiton ajo kandidaturë që nuk vjen nga brenda PD, nga përbërja e strukturave të saj! Jordani është pozicionuar ne kauzat e te Djathtës, por në këto momente, pozicioni i tij është në favor të një PD te bashkuar! Dimensioni i Jordanit është me i gjerë dhe më i madh, se dimensioni real që ka de facto vetë PD dega Dibër. Pra, kjo e bën kandidimin e Jordanit një vlerë plotësuese dhe jo sfiduese mes palëve.

Kandidatura e Jordanit nuk është një motiv për të bërë përçarje në zgjedhje, por është një arsye, që të gjithë demokratet të bashkohen rreth tij për ta kthyer drejtimin e Bashkisë Dibër, pas thuajse tetë vitesh nën siglën e PD!

Pse Jordani është më shumë se dimensioni i PD dega Dibër? Sepse, Jordani me dimensionin e tij prej intelektuali dhe të qenit figurë me peshë publike, ofron edhe atë pjesë të elektoratit gri, që për shumë arsye nuk e kanë votuar në zgjedhjet e fundit PD në Dibër, ku bëjnë pjesë të rinj dhe po ashtu edhe ajo kategori e zhgënjyer!

Gjithashtu, kandidimi i Jordan është një arsye më shumë që Partine Demokratike në Dibër ta votojnë edhe persona që nuk besojnë me tek politike, por besojnë tek profesionalizmi dhe statura e Jordanit si person, individ apo për shkak të kauzave të tij publike në mbrojtje të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut!

Jordani është një arsye më shumë që PD në Dibër të bashkohet për të fituar Bashkinë, sepse kandidatura e tij nuk bën pjesë tek lobime apo fraksionet e brendshme që të gjithë tashmë, për arsye personale apo për ekuilibra politike po e bëjnë! Lufta për të pasur njëra palë brenda PD-Dibër, një kandidaturë si për të sfiduar palën tjetër, me kandidimin e Jordanit bie koncepti i sfidës dhe ofrohet si alternativë  konsensusi!

Jordani, qëndron mbi palët, por duke i bashkuar dhe i përfaqësuar të gjitha drejt një fitoreje të sigurt në garën për Bashkinë Dibër!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vrugu: 31/01/2022 12:38

    uaaa Jordani kryetar bashkie. kaq rende eshte PD sa nuk gjen nje figure me integritet?

    Përgjigju
  • minushe: 27/01/2022 11:34

    ka qene gjithmone i thekur me PD ky Jordani

    Përgjigju
  • kosta: 27/01/2022 10:42

    ky jordani do mare leshte ne diber dhe sa per mbi palet apo zotesi etj si keto mos i hyni ketij muhabeti. vk eshte me shkronja kapitale

    Përgjigju
  • Leonard: 26/01/2022 19:06

    Eshte kandidat qe I ploteson te gjitha kriteret.bravo

    Përgjigju
  • Korabi: 26/01/2022 18:30

    Ky jardani me që qënka në profesion avokat,pjesë e kampit Ali baba me 40 hajdutë të Sali plepit si super hajdut me shkollë dhe me specializim në kursin e plepave ka me e bo Dibrën kashtë e koqe,ma keq se drejtësia Alla Sali që është burim i të gjitha të këqijave të këtij kombi tash 30 vjet!

    Përgjigju
  • Luli: 26/01/2022 15:51

    Per cfar mund te vej ne diber nje avokat qe ka gjithe jeten ne tirane pervecse per te ber ndonje lek me tendera?

    Përgjigju
  • Laci: 26/01/2022 15:30

    Ky mund te jete i pa parti,por ne emisione si avokat ky eshte nje militant i thekur i PDse.

    Përgjigju
  • Albfire: 26/01/2022 15:10

    Z. Alban Daci, meqe paskeni te njejtin mbiemer, a mund te deklaroni nese keni ndonje lidhje me Z. Jordan Daci ose jo? Normalisht per te tilla lavde, autori duhet te beje nje deklarate (disclaimer) nese per ndonje arsye ka ndonje lidhje dhe te njoftoje lexuesin se ka "konflikt interesi" ne opinionin e paraqitur. Kjo sigurisht nuk hedh poshte fjalet e thena por e ben me serioze gazetarine.

    Përgjigju
    • I ke rene pikes: 26/01/2022 23:16

      Amen

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?