Kandidatura për kryeqytetin Europian të Sportit, ACES viziton Tiranën: Infrastruktura pozitive, do ketë fonde nëse fitoni më 6 dhjetor

28 Tetor 2022, 17:40| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 20:43

  • Share

Një grup pune nga ACES Europe, institucion i Bashkimit Europian që jep titullin e kryeqytetit europian të sportit, ka vizituar Tiranën për të bërë një vlerësim për insfrakturën dhe kapacitet sportive e njerëzore, duke qenë se kryeqyteti shqiptar është një nga kandidatët për vitin 2023. Pas këtij inspektimi përshtypjet e drejtusve më të lartë të këtij institucioni kanë qenë pozitive.

“Është bërë një punë e madhe në këtë qytet për sportin. Ky titull nuk jepet sepse mund të kesh kampionë të mëdhenj, por sepse ne duam të përfshijmë sa më shumë njerëz nëpërmjet sportit, duke filluar nga fëmijët, te vajzat dhe më pas te sportistët profesionist. Kemi parë se në Tiranë ka një infrastrukrurë duke fulluar nga biçikletat, monoptatet, palestrat sportive apo edhe stadiumi i ri,”-u shpreh Gian Francesco Lupatelli, president i ACES Europe.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i ACES Europe tregoi se përse për një kryeqytet është i rëndësishëm të marrë titullin e sportit.

"Së pari ky titull të njeh ndërkombëtarisht si qytet, ke mundësi të bësh politika më të mira sportive. Nuk ka sport vetëm një ditë, por në 365 ditë të vitit. Më të rëndësishme janë edhe fondet që do përfitohen,"-tha Hugo Alonso, sekretar i përgjithshëm i ACES Europe.

Për të fituar titullin e kryeqytetit europian të sportit ka 12 kritere nga ACES Europe, ndër të cilët më të rëndësishëm janë infrastruktura sportive, investimet që janë duke u bërë si dhe promovimi i aktiviteteve. Fituesi i këtij titulli do të shpallet më 6 dhjetor.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?