Emrat dhe jetëshkrimi i kandidatëve për Avokatin e Popullit kanë mbërritur në Kuvend, të martën, ku iu është bërë edhe vlerësimi.
Shërbimi i monitorimit vlerësoi se të gjithë kandidatët, 20 në numër, i plotësojnë kushtet për kandidaturën e tyre në krye të Institucionit Avokati i Popullit.
Emrat e depozituar në Kuvend janë përkatësisht: Ahmet Prençi, Altin Goxhaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Boriana Nikolla, Brikena Kasmi, Dorian Gjokmarkaj, Drita Avdyli, Endri Papajorgji, Ermir Kapedani, Erinda Ballanca, Evis Fico, Ilirjan Rusmali, Jordan Daci, Jorida Rustemi, Laureta Roshi, Ledio Braho, Lefterije Luzi dhe Sali Shehu.
Lista e kandidatëve do t’i dorëzohet komisionit të Kuvendit për çështjet ligjore që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore. Komisioni do të kryejë seanca dëgjimore për çdo kandidat, ku do u bëhet vlerësimi për përmbushjen e kritereve kushtetuese. Më pas, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë, sipas vlerësimit të Komisionit.
Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit
Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.
Aktualisht në krye të Institucionit Avokati i Popullit është Erinda Ballanca.