Kandidon për deputete në parlamentin italian, Anita Likmeta për Report Tv: Synoj mbështetjen e shqiptarëve

25 Gusht 2022, 20:22| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 22:33

  • Share

Për herë të parë komuniteti Shqiptar në Itali mund të ketë një përfaqësuese në Parlamentin Italian.

Anita Likmeta vajza nga Durrësi që la Shqipërinë në vitin 1997, për t'u zhvendosur në Itali tregon në Report TV më shumë mbi kandidim e saj për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, ku thekson se kjo arritje është motivim për shqiptarët atje.

‘Shqiptarët e Italisë për herë të parë do të kenë një zë që do t’i përfaqësojë  në politik. Kandidimi është një gjë e madhe që motivon të rinjtë', kështu u shpreh Likmeta në një intervistë për Report Tv.

Emancipimi i grave dhe i të rinjve shqiptar është synimi i sipërmarrëses e cili flet edhe për peripecitë që ka kaluar për të arritur aty ku ndodhet sot.

‘‘Është shumë e vështirë, besoj që të gjithë shqiptarët sikurse unë me familjen time, e kuptojnë se sa e vështirë dhe sa sakrificë është që të emancipohesh, sidomos për një grua, për një vajzë të realizohet në një shtet të huaj apo në një punë si kjo e imja  ku mbizotërojnë më shumë burrat sesa gratë. Ka qenë gjithmonë një udhëtim i vështirë, por në fund fare, sakrificat këmbëngulja, jam përpjekur për të realizuar ato që ishin ëndrrat e mia . Beteja më të mëdha, më të vështirat janë më të bukura.’ - u shpreh Likmeta.

Por teksa kanë kaluar 25 vite nga emigrimi i saj, a e mendon Anita rikthimin në Shqipëri?

‘Nuk e di çdo ndodhi, më pëlqen të ndihmoj djemtë e vajzat 14-15 vjeç të ndjejnë se janë dikush. Ëndrra e tyre është akoma që të emigrojnë.’- tha ajo.

Sa i takon politikës këtu, Likmeta thotë se të rinjtë i flasin me mosbesim dhe janë të zhgënjyer.

‘Të rinjtë janë të zhgënjyer. Shqipëria është një shtet i vogël që mund të bëjë diferencën. Politikanët shqiptar flasin shumë dhe bëjnë pak. Shpresoj që shqiptarët të gëzohen dhe dua t’i falënderoj për të gjithë dashurinë dhe fjalët të bukura që më dërgojnë.’- u shpreh Likmeta.

Shqipëria ende nuk ka krijuar kushtet për të rikthyer djemtë e vajzat e larguara thotë Anita kur e pyet për arsyet e emigrimit të shqiptarëve.

‘Është normale që djem e vajza ikin për të studiuar por nuk është normale që një shtet nuk krijon konditat për rikthimin e njerëzve. Pse të rikthehem kur në shtete të tjera kam më shumë mundësi... ‘Për mua është diçka e madhe, sidomos për të rinjtë që po shohim. Ne do tu japim vëmendje. Tu japim guximtë rinjtë, me historinë time, çdo njeri duhet të mendojë se do arrijë të realizohet. Një udhëtim që dalëngadalë do mund të realizohet. Është një mesazh që politika italiane duhet t’jua japin komuniteteve, tani për tani sidomos komunitetit shqiptar, sepse marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë janë shekullore" , u shpreh Likmeta.

Sot përveç se një kandidate politike, Likmeta është edhe një sipërmarrëse e realizuar në fushën e teknologjisë, madje është vlerësuar si një nga 150 gratë më të fuqishme në inovacion në Itali

34-vjeçarja shqiptaro-italiane ja ka dalë mbanë të shkëlqejë në fushën e saj krahas emrave të njohur të shkencës së teknologjisë dhe novacionit në Itali, duke u bërë frymëzuese në të gjithë Evropën. Likmeta kandidon në zgjedhjet e 25 shtatorit si pjesë e listës ‘Impegno Civico’ të Partisë Demokratike, që ka dhe mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

 

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 26/08/2022 16:31

    Po te ishte me konten do mirrje vota Po me di majon smerr asnje vote zonjush Por megjithete suksese qe te doli emri

    Përgjigju
  • I integruari: 26/08/2022 07:46

    Kjo po me duket me shume shqiptare se italiane ngaqe italianet nuk trukohen kaq shume. Uroj qe te jete integruar sadopak ne vendin ku jeton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?