Kronikë

U tërhoq nga gjykimi i grupit 'Shullazi', drejtuesja e Krimeve të Rënda kalon Vettingun

21 Qershor 2019, 10:27| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 11:13

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda,  Saida Dollani.

Sipas hetimit të KPK-s ajo nuk kishte probleme me pasurinë, anën profesionale si dhe figurën morale.  Nga publiku për Dollanin kishte edhe 7 denoncime, për të cilat KPK tha se nuk kishte indicie për të provuar pretendimet. Një nga denoncimet ishe edhe ajo e grupit të Shullazit, të cilët kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur largimin e saj. Dollani "u dorëzua", duke u tërhequr si anëtare e trupit që gjykon Emiliano Shullazin tre ditë para se të kalonte në sitën e Vettingut.

Ndërkohë, nuk është konfirmuar në detyrë gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari, për shkak të problemeve me pasurinë. Brahimllari ishte kandidat për Gjykatën Speciale.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 21/06/2019 11:00

    Nuk kalohet kollaj vetingu. Kujtojne se Jane me kohen e Berishes qe edhe mund te ja hedhin pa Lauren. Nuk ka me favore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?