Skuadra e Anglisë

Sport

Kane dhe Dele Alli në aksion për tu rikthyer fuqishëm në sfidën me Kolumbinë në 1/8

30 Qershor 2018, 16:01| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 16:08

  • Share

Skuadra e Anglisë ka filluar stërvitjen për takimin  e 1/8 me Kolumbinë. Lojtarët kyç të ekipit Kane dhe Dele Alli kanë nisur aksionin ende pa e marrë veten nga takimi me Belgjikën. Pas humbjes 0-1 në Kaliningrad  këtë herë Anglia do të ketë një përballje të ashpër në 1/8 me Kolumbinë.

 Kane dhe Dele Alli po stërviten për tu rikthyer fuqishëm në sfidën e rradhës. Ruben Loftus-Cheek dhe Fabian Delph ishin të vetmit që munguan në stërvitje këtë mëngjes.

Loftus-Cheek i është  nënshtruar një sesioni trajnimi të specializuar në hotelin e ekipit në Repino ndërsa Delph është rikthyer në shtëpi pas ndeshjes me Belgjikën pasi pritet të vijë në jetë fëmija i tij i tretë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?