Beppe Marotta dhe Gerry Cardinale

Sport

'Kanë falimentuar', përplasje drejtuesish në Milano! Marotta: Harron që kemi dy yje

24 Dhjetor, 15:19| Përditesimi: 24 Dhjetor, 15:26

  • Share

Gerry Cardinale, pronari i Milanit sulmoi pak ditë më parë rivalët e Interit duke thënë se janë një ekip i falimentuar. Përpara këtij sezoni zikaltërit ndryshuan pronësinë duke kaluar nga Suning (për shkak të një borxhi) te Oaktree.

Tanimë presidenti i Interit, Beppe Marotta i është përgjigjur Cardinales duke i kujtuar trofetë dhe yjet në fanellë.

“Për mendimin tim, deklaratat e tij janë jashtë çdo logjike dhe pa respekt në prestigjin dhe imazhin e klubit. Mendoj se Cardinale ka krijuar shumë konfuzion me deklaratat e tij.

Është e vërtetë që në vitet e mëparshme, aksioneri ynë kryesor ka pasur vështirësi ekonomike. Por prej disa vitesh ai kërkoi ndihmën e ‘Oaktree’ që sot është pronari i klubit dhe ka marrë kontrollin e gjithçkaje. Menaxhimi i Interit është diçka shumë ndryshe.

Ne e respektojmë Fair Play-n financiar dhe çdo rregullore tjetër që ka federata në aspektin ekonomik. Ne kemi kaluar nga një bilanc me humbje 246 milionë euro në një humbje 46 milionë euro. Gjatë kësaj kohe kemi fituar titullin kampion dhe Superkupën. Meqë jemi në periudhë festash le të bëjmë pak ironi; kemi fituar yllin e dytë në fanellë dhe jemi skuadra e vetme në Milano që e ka atë”, ka thënë Beppe Marotta.

Pas javës së 17-të Interi me 37 pikë mban vendin e tretë, teksa Milani me 26 pikë ndodhet në vendin e tetë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?