Kanë kaluar 23 vite nga vdekja e Dianës, flet zjarrfikësi: Ja cilët ishin fjalët e saj të fundit

31 Gusht 2020, 22:14| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 22:15

  • Share

Zjarrfikësi Xavier Gourmelon vrapoi për të shpëtuar një grua të ulur në sendiljen e pasme të një makine të aksidentuar në një tunel në Paris më 31 gusht 1997. Ai i tha asaj të rrinte e qetë, pasi kishte marrë plagë të shumta nga përplasja.

Ai nuk ia kishte idenë se kush ishte e aksidentuara, por nuk besonte se ajo kishte rrezik për jetën pasi e gjeti të vetëdijshme dhe me sytë hapur.

Gourmelon i dha pak oksigjen para se ta nxirrnin nga makina dhe i mbajti dorën për ta ngushëlluar.

Diana pastaj u dëgjua të fliste: “Zot, çfarë ndodhi?”.

Ai pretendon se Princesha e Uellsit fillimisht nuk kishte shenja serioze të lëndimit. Por pak më vonë ajo pësoi arrest kardiak duke u ndarë nga jeta.

Për të qenë i sinqertë, unë mendova se ajo do të jetonte. Me sa e dija kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe prisja që ajo të jetonte. Më vonë mora vesh se ajo kishte vdekur në spital. Mësova se kishte pasur hemorragji të brendshme, por e gjithë ngjarja është ende në mendjen time. Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë me mua përgjithmonë. Atëherë nuk e kisha idenë se ishte Princeshë Diana. Vetëm kur u fut në ambulancë një nga ndihmësmjekët më tha se ishte ajo”, thotë zjarrfikësi.

Gourmelon u shpreh më pas se u mërzit shumë kur mori vesh se Princesha kishte ndërruar jetë.

Komento

Komente

  • LORA: 01/09/2020 09:02

    Dianen e vrau Monarkia. Uroj qe djemte e saj t'i ringjallin Emrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?