Ledri dhe Sara

Kanë ndërmend të martohen? Ledri i ‘vë kusht’ Sarës: Edhe një fëmijë tjetër, pastaj dasma

3 Tetor 2023, 16:19| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 16:21

  • Share

Reperi i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha prej vitesh shijojnë romancën e tyre. Cifti i njohur kanë edhe një vajzë, mirëpo ata ende nuk e kanë kurorëzuar dashurinë  e tyre me një ceremoni.

Menaxheri i personazheve të njohur të botës së muzikës, Jetmitr Agaj ka kurorëzuar së fundmi dashurinë e tij në martesë, e cila bëri bashkë të gjithë artistët , duke nisur nga Ledri, Bardhi, Rina, Kida, Azet e shumë të tjerë.

Një dasmë e të tilla përmasave sigurisht nuk i shpëtoi vëmendjes së mediave, të cilat ishin të pranishme dhe siguruan edhe disa intervista të artistëve që ishin të ftuar.

Mikrofonit nuk i shpëtoi as Ledri Vula i cili lidhur me pyetjen e famshme nëse do bëjë edhe ai me Sarën një dasmë, reperi tha se ka akoma kohë, madje edhe për të bërë një fëmijë tjetër.

“Ka kohë. Ka edhe për të bërë një fëmijë tjetër”, tha Ledri.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?