Politikë

‘Kanë nxjerr Nokën për të më sulmuar’, Shehaj nga Kavaja: Thotë se jam bërë me Ramën, nëse ata do e kishin luftuar sa unë, sot ai s’do ishte në pushtet

21 Prill, 19:03| Përditesimi: 21 Prill, 19:22

  • Share

Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me qytetarët, Agron Shehaj kreu i Partisë Mundësia i është përgjigjur sulmeve të Flamur Nokës.

Duke iu referuar deklaratave të Nokës, se Shehaj bashkëpunon me Ramën, ai tha se nëse PD do ta kishte luftuar Ramën si ka bërë ai, Rama mbase sot sdo të ishte në pushtet.  

Ai deklaroi se qëllimi i forcës politike që ai përfaqëson nuk është thjesht rotacioni politik, por ndryshimi.

‘Kanë filluar që të bezdisen nga biseda dhe mesazhet tona dhe nga ajo që ne duam të bëjmë dhe na thonë se ne qenkemi kundër opozitës. Ne nuk duam vetëm rotacionin politikë ne duam ndryshimin. Ne jemi partia që përfaqëson ata që nuk kënaqen vetëm me rotacionin politikë, ne duam ndryshimin prandaj jemi këtu. Tani kanë nxjerr Flamur Nokën që më sulmon dhe thotë Agroni bërë me Ramën. Nëse ata do kishin luftuar Ramën ashtu si e kam luftuar unë, mbase Rama s’do të ishte sot në pushtet’, tha ai.

Duke nënvizuar rëndësinë që ka qarku i Tiranës në këto zgjedhje, Shehaj tha se ndryshimi do të nisë pikërisht nga aty. Shehaj u bëri thirrje qytetarvë që të votojnë partinë që ai drejton në 11 maj.

‘Nuk ja në qeveritë që e kanë bërë Shqipërinë më të mirë por puna e qytetarëve të ndershëm e atyre që kanë punuar dhe nëse shqiptarët janë të pakënaqur që i kanë penguar që ata të mos bënin më shumë. Pengesa e çdo shqiptari janë shteti dhe qeveristë që u thonë ne do t’ju bëjmë më të pasur. Kavaja është e rëndësishme, sepse bënë pjesë edhe në qarkun e Tiranës dhe ndryshimi do të fillojë nga qarku i Tiranës. Ne duam që të mbledhim vota dhe ti shtrijmë votën të gjithëve përqëndrohuni tek të rinjtë kjo është e rëndësishme. Ne të gjithë vendosin do të marrim deputet, por Tirana është më e rëndësishme sepse ka më shumë deputet. Asnjë parti ska hyrë në parlamnet pa pasur mbështetjen e PD ose PS. Ne po bëjmë histori dhe ky është hapi i parë', tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?