Para disa ditësh, Alma K., e njohur nga publiku si personazhi që futi në kurth Safet Gjicin duke i ofruar atij një seancë seksuale në zyrën e shtetit, deklaroi se gjithë këtë e kishte bërë me qëllim të caktuar, për të diskredituar ata zyrtarë që përdorin zyrat e shtetit për interesa të ulëta e vulgare. Ky deklarim i saj kaloi pa u vënë re sepse për narrativën mediatike nuk kishte ndonjë element që mund të prodhonte më shumë zbavitje se deri më tash.
Mirëpo, në anë tjetër, po ta vështrosh si një rast psikosocial, kjo deklaratë e saj të kujton një mit të hershëm që Roland Bart e përmend në librin e tij « Mitologjitë » të cilin ai e botoi në Paris më 1954 dhe që e bëri të famshëm sot e gjithë ditën. Në analizat e tij semiologjike ai merret edhe me mitin e borgjezit të vogël Negrin. Ngjarja e këtij miti është kjo: një çift profesorësh të rinj vizitoi vendin e Kanibalëve për të bërë atje disa piktura që t’u tregonin botës fytyrën e vërtetë të këtyre monstrave. Për t’ia arritur që të vizitonin vendin e Kanibalëve, ata u dhuruan kanibalëve beben e tyre disamuajshe me emrin Bishon. Pra, Kanibalët, pasi hëngrën beben e çiftit që kishte shkuar të vizitonte vendin e Kanibalëve, u dhanë atyre leje që të realizonin misionin në fjalë.
Për një kohë të gjatë njerëzit u mahnitën nga kurajoja e prindërve dhe e fëmijës, thotë Bart. Mirëpo, vazhdon ai, nuk ka gjë më të neveritshme sesa heroizmi pa objekt ose heroizmi pa ide. Edhe Alma K. në emër të denoncimit të përdhosjes së zyrave të shtetit nga zyrtarë të degjeneruar vendosi të sakrifikojë nderin e saj, trupin, imazhin dhe intimitetitn e saj dhe iu dorëzua epsheve të një zyrtati të lartë në mënyrë që ne, të tjerët, të shohim se në ç’nivel e ka katandisur zyrën e shtetit ndonjë zyrtar i lartë. Siç thashë edhe më lart, çifti i profesorëve që tregon Bart, në mënyrë që të realizonte misionin e vet, u dhuroi kanibalëve fëmijën disamuajsh, Alma K., në mënyrë që të na ndriçonte ne të tjerëve se çfarë bëhej në ndonjë zyrë shteti, dhuroi trupin e saj dhe imazhin. Roland Bart, në lidhje me sakrificën e çiftit të profesorëve thoshte se nuk ka gjë më të neveritshme sesa heroizmi pa objekt. Nuk e di se çfarë duhet të themi për heroizmin e Alma K. që dhuroi trupin e saj në një skenë të neveritshme në ambinetet shtetërore të një zyrtari të lartë.
Nuk kisha degjuar per kete liber aq me shume lexuar me 2 fjale na bere te kuptojme gjithcka.Kjo A.K tani ka hallin e djalit 12 vjecare qe vete ja dhuroj kanibaleve ta hanin pak e nga pak jo si foshnjen e profesoreve pernjeheresh.
Përgjigju