Foto ilustruese

Kronikë

Kanos me çifte fqinjin dhe i plagos gruan, arrestohet korçari

27 Prill 2018, 14:45| Përditesimi: 27 Prill 2018, 14:46

  • Share

Një 36-vjeçra nga Korça ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për kanosje me armë gjahu. Është arrestuar shtetasi Genci Firaj, banues në Dvoran, pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë gjauh fqinjin dhe ka plagosur bashkëshorten e tij.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Dvoran, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta fqinjën e tij shtetasen F. B, 64 vjeçe, banuese në Dvoran dhe më pas ka kanosur me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje, bashkëshortin e saj shtetasin R.B, 59 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut tip çifte. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?