Dy vëllezër në Shkodër, 28 dhe 31-vjeç, u arrestuan nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, për kanosje për shkak të detyrës.
28-vjeçari, punonjës i FNSH Shkodër, bashkë me të vëllain ka kanosur me fjalë mbrëmjen e së mërkurës një punonjës së forcave Shqiponja në Shkodër, i cili ishte në shërbim. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Balshaj".
"Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasit A. K., 28 vjeç (punonjës i FNSh Shkodër) dhe A. K., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi mbrëmjen e djeshme, në sheshin “Balshaj”, dyshohet se kanë kanosur me fjalë punonjësin e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, shtetasin A. P., i cili ishte në shërbim.", njofton policia.
Komente
