Policia e Tiranës informon se ka nisur hetimin në gjendje të lirë për biznesmenin e ndërtimit Julian Morina, i njohur ndryshe si Lul Morina. Në njoftimin e bluve të Tiranës thuhet se hetimi ndaj Morinës ka nisur për shkak se dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës drejtuesin e portalit Timoni.al. Morina u thirr dje në Policinë e Tiranës dhe raportohet se është pyetur për rreth 2 orë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda pas komunikimit me Prokurorin nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin A. T., me detyrë administrator i një portali online”, informoi Policia e Tiranës.
Ishte vetë Toska që një ditë më parë denoncoi se ishte kanosur nga biznesmeni Morina, pas publikimit të një shkrimi për lidhjet e tij me disa politikanë që sipas gazetarit e shpërblejnë me leje ndërtimi.
“Morina më ka dërguar mesazhe fyese ndaj familjes sime dhe ka përdorur gjuhën e shantazhit për të më frikësuar. Ky veprim tregon qartë se Morina nuk ka asnjë argument kundër fakteve të publikuara, por përpiqet të heshtë të vërtetën me kërcënime.
Lul Morina është shembulli i qartë i asaj se si krimi i organizuar është integruar në politikë dhe ekonomi. Nga trafikant në vitet ‘90, ai është kthyer sot në “biznesmen të suksesshëm”, duke blerë vota për pushtetin dhe duke marrë leje ndërtimi në këmbim të shërbimeve të tij. Dhe sot, ai guxon të kërcënojë hapur gazetarë dhe qytetarë vetëm pse publikojnë të vërtetën.
Lul Morina duhet të hetohet, të ndëshkohet dhe të ndalet përpara se kërcënimi i tij të bëhet realitet për këdo tjetër që guxon të thotë të vërtetën. Ligji nuk mund të jetë armë në duart e pushtetarëve, ligji duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve. Dhe nëse Policia dhe SPAK heshtin sot, nesër askush nuk do të ketë më besim tek shteti”, shkroi gazetari Toska.
Komente

Lul Morina eshte nga ata /biznesmene/qe del fituar me cdo lloj qeverie si me Ramen si me Berishen.E meqe Rama beri namin per gjykatesin qe /liroi/pallatin ku do te shkonte Kadasta,eshte rasti t'i kujtojme se rasti i Kadastres eshte pjese e corbes qe gatoi Rama dhe si pjese e po kesaj corbe eshte dhe Lul Morina qe ndertoi pa leje dhe pastaj Balluku i Rames dilte e deklaronte se Morina ose t'ja falte pjesen pa leje shtetit,ose t'a riblinte nga shteti,ndryshe do ja sekuestronin.Pra nje shtet qe sillej si gangster me gangsteret qe u ngrysen trafikante e u gdhine /biznesmene ndertimi/si ky Morina me shoke.Z.Toska ka shume te drejte!
PërgjigjuPo kur tha Kryeministri atehere: "Ky Morina blen gjyqtare e prokurore dhe i bie njerzve ne qafe". Nuk e besuat Kryeminstrin ju, tani ja ku e keni me prova se ca ju ben motrave tona ky frikacak.
PërgjigjuPo ky pa bekimon tënd o Ols nuk bën dot asgjë. Ky trafikant si shumë të tjerë janë nën mbrojtjen Tuaj si familje, nga ty dhe yt vëlla. Paskeni qënë rrscë e poshtër hajdutë dhe kriminelë
Shume keq qe e ka sulmuar ky gazetari kete super biznesmen dhe intelektualin e vyer te kombit. Aman mos na e shani, se po u merzit ky... te ben namin, motrat, nenat, femijet ca di dalin para i shkaterron. Se fuqia e tij aty eshte tek dhunimi I qytetareve.
PërgjigjuSa mir ja ka ber ktij pisit..esht buratin i gaz spahis e din krejt.
PërgjigjuKy gazetari eshte talebanBerishist
Përgjigjuky eshte investitori strategjik i Rames
PërgjigjuPo mor po bizesmen strategjik i Rames , eshte qe ne kohe te saliut , emigrant qe nuk je emigrant , shiko hallet e tua se sa te mundoheni qe te beni pis Ramen shikoni pesllekun tuaj .Populli I dha voten dhe per kete jeni hedhur ne sulm por asgje skeni per te fituar Edhe pse bie shi fajin e ka Rama qe ju te pd ti vini flaken Shqiperise si po ja vini .