Kronikë

Kanosi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor të Policisë (EMRI+VIDEO)

28 Gusht, 14:54| Përditesimi: 28 Gusht, 15:18

  • Share

Nga Italia është ekstraduar në vendin tonë një 42-vjeçar me masë sigurie “arrest në burg”, i akuzuar për kanosje ndaj një gjyqtari të Lushnjes, si dhe për protestë dhe veprime të turpshme para Gjykatës së Lartë.

Ai është Hajrulla Xhivini, emri i të cilit ishte përfshirë edhe në listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, para se të zgjidhej Ilir Proda.

42-vjeçari Xhavini akuzohet se në muajin Shkurt 2024 kishte kanosur nëpërmjet celularit, në mënyrë të përsëritur, një gjyqta të Gjykatës Administrative të Lushnjes.

Po kështu, ai ka protestuar edhe para Gjykatës së Lartë në kryeqytet, duke kryer akte të turpshme, për të cilën akuzohet për prishje të qetësisë publike.

"Ekstradohet nga Italia, një shtetas i cili gjatë muajit shkurt 2024, kanosi në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit H. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,  në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë", njofton policia. 

Ndërkohë, në Shqipëri është ekstraduar edhe një person tjetër, nga Gjermania. Ai është Brian Syzo 34 vjeç. Ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Korçës për shitje të dozave të kokainës në Pogradec.

“Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët gjermanë, u finalizua ekstradimi nga Gjermania, i shtetasit shqiptar B. S., 34 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi B. S. akuzohet për shitje të dozave të kokainës, në qytetin e Pogradecit”, thuhet në njoftimin e policisë.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?