Orges Bilbili

Kanosi me armë efektivin e policisë, dënohet me 5 vite burg Orges Bilbili

10 Mars 2021, 12:24| Përditesimi: 10 Mars 2021, 12:41

  • Share

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor Orges Bilbilin, për kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje. Bilbili u dënua me 5 vite burg për dy akuzat që lidhet me ngjarjen në Tiranë rreth një vit më parë ku u vu në pranga nga një punonjës policie.

Ndaj Bilbilit është duke u zhvilluar dhe një proces tjetër në Gjykatën e Posaçme për dy ngjarje kriminale në Lushnjë, për të cilat ishte edhe në kërkim.

Orges Bilbili u arrestua në rrugën “Sitki Çiço” në Porcelan kur efektivi i policisë i kërkoi një dokument identifikimi dhe autorizimin për dalje në kuadër të rregullave të imponuara nga pandemia.

Por, Bilbili i cili ishte në kërkim, iu shmang dhe i nxorri armën efektivit. Ky i fundit u kundërpërgjigj duke e qëlluar dhe e la të plagosur. Po ashtu Orges Bilbili po gjykohet edhe nga GJKKO për masakrën e Lushnjes, së bashku me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun, i cili nuk është kapur ende.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?