Foto Ilustruese

Kronikë

Kanosi me armë zjarri të riun, kapet pas 6 vitesh 27-vjeçari nga Dibra (EMRI)

27 Shtator 2018, 09:42| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 09:51

  • Share

DIBËR- Policia e Dibrës ka ndaluar një të dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për kryerjen e dy veprave penale. Bëhet fjalë për Zabit Doçin, 27 vjeç, banues në Lurë të Dibrës.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pas dënimit të  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale të “Kanosjes” dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, pasi i riu në vitin 2012, ka kanosur me armë N.C.

Njoftimi i plotë:

Dibër

Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për dy vepra penale

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja e personit të shpallur në kërkim :

 Zabit Doçi , 27 vjeç, banues në  Lurë ,Dibër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me datë 06.11.2012  e ka dënuar  me  1 vit e 6-muaj burg për veprat penale të “Kanosjes” dhe “ Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” të parashikuar nga nenet 84 dhe 278/2 të  Kodit Penal, pasi ne vitin 2012, ka kanosur me armë shtetasin N.C.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?