Një vend parkimi është bërë arsye e mjaftueshme që një 57-vjeçare të kanosë me armë një tjetër grua në zonën e Hamallaj në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në zonën e Hamallaj, ku 57-vjeçarja me iniciale N.P. kanosi me pushkë një 29-vjeçare me iniciale A.K., banuese në Tiranë.
Pas kontrollit të ushtruar nga policia në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Kanosja" dhe "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Fshatarët gra e bura lanë arat e moren makina e armë. Enver djali u mesoi punen dhe dashurine për te punuar token. Tani hapen bethsh me makina e armë . Ngrihu Enver biri i madhe i kombit!
Përgjigju