TIRANË- Një person është ndaluar pasi ka kërcënuar një gjyqtare në Tiranë. Ngjarja është regjistruar te 'Komuna e Parisit', teksa Report Tv sjell pamje nga momenti kur ai është shtrirë në tokë nga forcat e policisë në momentin e ndalimit.
Në pranga ka rënë Andri Leka, 39 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë teksa nga sa raportohet fillimisht ai është shtirur si i prisë dhe i sëmurë në momentin që është ndaluar nga policia.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Kanosje e gjyqtarit". Nuk ka ende detaje se për cilën gjyqtare bëhet fjalë dhe mbi motivet e kësaj ngjarje.