Kantautori Altin Goci: Ja këshillat që do u jepja sot vajzave të mia…

28 Korrik 2023, 14:11| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 14:14

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte Altin Goci, kantautori i njohur, pjesëtar i grupit “Ritfolk”.

“Në vitin 1991 fituam një popullaritet që nuk e kuptonim ende, gjatë festivalit të të rinjve në Dhjetor, por me kalimin e kohës publiku nisi të kishte simpati për ne” e nis kështu rrëfimin Altini.

“Ëndrra nisi në bankat e shkollës, kur ishim nxënës në shkollën e mesme ‘Petro Nini Luarasi’ në kryeqytet, ku dëshira e disa të rinjve për të kënduar u bë realitet” vazhdoi më pas ai.

Sot Altini nuk e ka lënë pas pasionin e dikurshëm. Me Saimir Brahon, pjesëtarin e dytë të grupit ritakohet herë pas here dhe ka projekte artistike, siç ishte aktiviteti i para dy viteve, por Altini nuk ka lënë pas as projektet personale që pret t’i sjellë së shpejti për publikun shqiptar. Gjatë intervistës, Altini u surprizua me videomesazhe dhe nga dy miq zemre, Saimir Braho dhe Elton Deda. Ata treguan si e kishin njohur Altinin dhe sesa mirënjohës janë sot që e kanë në jetën e tyre, si mik dhe si profesionist.

Në planin personal, jeta e tij është shumë e plotësuar. Është babai i dy vajzave që sot e bëjnë shumë krenar dhe që janë fanset e para të babait të tyre. I pyetur nga moderatorja se cila do të ishtë një këshillë për vajzat e tij, Altini tha se do u thoshte që të ishin gati për çdo sfidë që mund t’u sjellë jeta dhe të mos dorëzohen kurrë para asnjë vështirësie, pasi asgjë nuk është e lehtë në jetë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/07/2023 02:36

    Pershendetje Altin! Me Altinin kemi qene ne nje klase te PNL.Ne ate kohe keta djem dhe shume kengetare te tjere benin muzike te vertete,te sinqerte,jo si sot,pas 2000 shumica e kengeve qe dalin jane te harrueshme edhe kantaautoret e ketyre kengeve do te kene te njejtin fat si kenget e tyre, eshte vetem ceshtje kohe. Me keqardhje mund te them se nuk ka me kenge,as kengetare,as kompozitore si ne vitet e para pas demokracise,por dhe te kohes se diktatures.Cilesia e standarti i larte eshte zevendesuar nga vulgariteti,amatorizmi dhe mediokriteti. Shumica e kengeve te sotme e kane vendin bashke me nje pjese te mire kengesh te kohes se rev.kulturor kinez qe infektoi me urdher nga lart dhe artistet tane-ne koshin e plerave te memories artistike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?