Pavarësisht të gjithë peripecive me të cilat përballen autoambulancat, ngecjes apo bllokimit për minuta të tëra në trafik, rruga që të dërgon në një nga spitalet më të rëndësishme në vend, tek Spitali Universitar i traumës ka problematika të shumta me mosrespektimin e senseve të lèvizjes. Siç shihet rruga ka 3 korsi, 2 janë seneset e kundërta të lëvizjes dhe një korsi është e dedikuar për autobusët dhe autoambulancat, megjithatë këto orientime nuk respektohet.
Gazetarja: Zotëri, përse po lëvizni në sensin e gabuar të lëvizjes?
(Pa përgjigje)
Rruga që të çon drejt Spitalit të Traumës ka çdo ditë shoferë të cilët të detyruar nga rrethanat, shpesh nuk i zbatojnë orientimet përcaktuese të sensit të lëvizjes.
Askush nuk lëviz në korsinë e dedikuar. Ndaj kjo autoambulancë që sapo solli një pacient te Spitali i Traumës dhe shumë të tjera hasin në vështirësi për transportimin emergjent të pacientëve.
Qytetarët thonë se problemi është i vazhdueshëm. Më shumë sesa masat ndërshkimore me gjobë, ata e shohin zgjidhjen tek ndërgjegjësimi qytetar.
“ Me qenë ditë jave këtu bllokohet bëhet tmerr , trafiku. Bëhet I pakalueshëm. Për autoambulancat jemi në dorë të Zotit . Po shpëtove deri aty mire, pio s’shpëtove …”
“ E kanë bërë me dy korsi.”
“Patjetër, bllokohet puna e autoambulancave.”
Arbenin sot e takuam duke lëvizur në këmbë, por si drejtues mjeti e pranon se shpesh ka lëvizur edhe në sens të kundërt.
“Si gjithë të tjerët dhe unë kam shkruar në korsinë e gabuar. Jam I ndërgjegjshëm. E vetmja zgjidhje është të zgjerohet rruga.”
Një tjetër shkak për bllokimin e rrugës dhe krijimin e trafikut janë dhe parkimet e gabuara në rrugë duke u bërë shkak për krimin e një kaosi në senset e lëvizjes.