Momente paniku në Terminalin 1 të aeroportit të Malpensës në Itali, në zonën e nisjeve. Një person ndezi zjarr pranë sportelit të check-in-it numër 13 dhe nisit të goditste me çekiç ekranet. Ngjarja alarmoi pasagjerët dhe punonjësit, ndërsa i riu u arrestua nga policia.
Autori i ngjarjes është një 26-vjeçar i huaj, lindur në Mali, i cili ndodhet në Itali me leje qëndrimi deri në vitin 2027. Ai nuk ka precedentë penalë. Zona u rrethua dhe zjarrfikësit ndërhynë shpejt për të shuar flakët.
Siç u njoftua nga departamenti i zjarrfikësve, prania e tymit bëri të nevojshme evakuimin e përkohshëm të terminalit për arsye paraprake. Ngjarja nuk 'preku' fluturimet.
Komente
