Një pasagjer ka shkaktuar panik gjatë fluturimit për në Korenë e Jugut, pasi ka hapur derën e avionit që ishte ende në ajër.
Një pasagjer i linjës së fluturimit Asian Airlines është arrestuar pasi hapi derën e emergjencës teksa avioni po ulej në Korenë e Jugut dhe ishte ende 250 metra nga toka.
Policia tha se burri pohoi gjatë marrjes në pyetje se ishte i stresuar pasi kishte humbur punën, ndaj kishte ndërmarrë veprimin.Policia tha gjithashtu se pasagjeri ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe kishte tentuar të hidhej nga avioni.
Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, i cili përfundoi në mënyrë të suksesshme, por me derën e tij ende të hapur në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu, të Koresë së Jugut.
Disa pasagjerëve u ranë të fikët, ndërsa të tjerë kishin probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportojnë mediat lokale. Personi përgjegjës për këtë, rreth të 30-ave, u arrestua pas uljes së avionit.
Videoja e një pasagjeri të shpërndarë në mediat sociale tregon boshllëkun në anën e majtë të avionit dhe erërat që godasin rreshtat e pasagjerëve të ulur.
Stjuardesat nuk kishin mundur ta ndalonin sepse avioni ishte gati të ulej, treguan dëshmitarët për mediat lokale.