Ednaldo Rodrigues dhe Carlo Ancelotti

Sport

Kaos në Brazil, Gjykata shkarkon presidentin e Federatës së Futbollit! E ardhmja e Ancelottit në pikëpyetje

16 Maj, 10:34| Përditesimi: 16 Maj, 10:35

  • Share

RIO DE JANEIRO, Brazil - Një gjykatë në Rio de Janeiro urdhëroi të enjten shkarkimin e bordit të Konfederatës së Futbollit të Brazilit (CBF), përfshirë presidentin Ednaldo Rodrigues.

Fernando Sarney, një nga nënkryetarët e CBF-së që kërkoi shkarkimin e Rodrigues, u emërua president i përkohshëm dhe iu ngarkua detyra të mbante zgjedhjet "sa më shpejt të jetë e mundur". CBF i tha Reuters se nuk do të komentojë menjëherë këto ngjarje.

Çështja gjyqësore ka të bëjë me falsifikimin e dyshuar të nënshkrimit të ish-presidentit të CBF-së, Antonio Carlos Nunes de Lima, në një marrëveshje me Rodrigues në fillim të këtij viti.

Marrëveshja në fakt i lejoi Rodrigues të rizgjidhej si udhëheqës i organizatës deri në vitin 2030. Në vendimin e tij, gjyqtari i gjykatës së Rio de Janeiro, Gabriel de Oliveira Zefiro, tha se mbrojtja e Nunes përmendi problemet shëndetësore që e penguan atë të merrte pjesë në një seancë dëgjimore, duke shtuar se aftësia mendore e ish-presidentit kishte qenë në dyshim që nga viti 2018, kur ai u diagnostikua me kancer në tru.

"Unë e shpall të pavlefshme marrëveshjen e nënshkruar midis palëve, të miratuar më parë nga Gjykata e Lartë, për shkak të paaftësisë mendore dhe falsifikimit të mundshëm të nënshkrimit të Antonio Carlos Nunes de Lima", tha gjykatësi.

"Si rezultat, pasoja logjike është njohja e paligjshmërisë së administratës aktuale të CBF-së. Entiteti nuk mund të mbetet pa udhëheqës dhe është e domosdoshme që të mbahen zgjedhje të ligjshme, në përputhje me ligjin", shtoi ai.

Rodrigues ishte shkarkuar më parë si president në dhjetor 2023, pas një vendimi nga Gjykata e Drejtësisë e Rio de Janeiro, pas një mosmarrëveshjeje mbi procesin zgjedhor të CBF-së.

Megjithatë, një muaj më vonë, ministri brazilian i Drejtësisë, Gilmar Mendes, urdhëroi rikthimin e tij në detyrë , duke përmendur rrezikun e përjashtimit të ekipit kombëtar të Brazilit nga FIFA.

Pas kësaj organi botëror i futbollit përjashtoi sanksionet pas kthimit të Rodrigues, pasi nuk pranon ndërhyrjen e qeverisë në çështjet e futbollit. Rodrigues, i cili u rizgjodh me sukses në mars, po përballet me shkarkimin e tij të dytë vetëm tre ditë pas njoftimit të trajnerit italian Carlo Ancelotti si trajneri i ri i ekipit kombëtar brazilian, në përgatitje për Kupën e Botës 2026.

Me Rodrigues që bëri marrëveshjen me Ancelottin dhe me mosnjohjen e tij si president, në pikëpyetje ligjore mbetet edhe firma në kontratë me trajnerin Ancelotti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?