Holandezët janë ngritur në protestë kundër masave anti-COVID. Në rrjet po qarkullojnë pamje të protestës e cila në orët e fundit ka përshkallëzuar.
Qytetarët janë përplasur me policinë. Këta të fundit ndërhynë ndërsa tronditës mbetet fakti që autoritetet përdorën edhe qentë për të shpërndarë turmën.
Pamje nga protesta
Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja një qen ka kafshuar një protestues në Amsterdam.
Pavarësisht se ishte lëshuar një urdhër për shpërndarjen e turmës kjo nuk u pranua nga protestuesit të cilët policia tentoi t'i shpërndajë me forcë.