Katër persona mbetën të plagosur pasi disa kuaj të Regjimentit mbretëror dolën nga kontrolli dhe vrapuan në qendër të Londrës.
Pesë kuaj, njëri prej të cilëve i mbuluar me gjak, u panë duke vrapuar edhe nëpër zona të tjera të Londrës, duke përfshirë “Tower Bridge” dhe “Strand”.
Kafshët i hodhën kalorësit e tyre kur po dilnin nga kazermat për stërvitjen e tyre të përditshme në mëngjes.
Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se katër persona ishin plagosur në tre zona të ndryshme.
Autoritetet thanë se kali i bardhë ishte gjakosur nga përplasja me një Mercedes.
Komento