Kronikë

Kaos në rrugët e Tiranës, mjetet mbesin me orë në trafik! Vëzhgimi i Report Tv: Ja zonat më të nxehta në kryeqytet

20 Maj 2021, 15:24| Përditesimi: 20 Maj 2021, 16:25

  • Share

Të lëvizësh me automjet në kryeqytet është kthyer në një sfidë të vërtetë për qytetarët. Shumë prej tyre që në orët e para të mëngjesit përballen me një trafik të rënduar

Nga vëzhgimi disa ditor i Report Tv nuk janë reshjet në Tiranë shkak për kaosin në qarkullim. Atomjetet në tarfik për kohë të gjatë qendrojnë edhe në kohë më diell. Nga “21 Dhjetori” deri tek Banka e Shqipërisë duhen 30 minuta.

Trafiku në zonat kyçe të kryeqytetit është problem në çdo ditë, sic shikohet në këto pamje me dron që sjell. Referuar të dhënave satelitore, dyndja e automjeteve është kryesisht në Unazën e Vogël, rreth e përqark sheshit “Skënderbej”.

Të gjitha rrugët që të sjellin në qendër, nga të katër anët, janë problematike. 

Rruga e Kavajës, e Durrësit, rruga e Dibrës, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga e Barrikadave, rruga “Mine Peza”, “Myslym Shyri”, ajo e Elbasanit dhe tërësisht Unaza e Mesme e Tiranës janë në ngërç në pjesën më të madhe të ditës.

Bulevardi Zhan d’Ark deri në “Vasil Shanto”, “21 Dhjetori”, “Zogu i Zi”, “ish-Stacioni i Trenit” dhe QSUT po ashtu qëndrojnë të bllokuara për një kohë të gjatë.

Situata nuk është aspak më e mirë edhe ne “Don Bosko”, apo në Unazë të Re. Pavarësisht lehtësimit pranë ish-sheshit “Shqiponja” me hapjen e disa tuneleve, sërish problemi mbetet evident në rrugën “Teodor Keko”, për shkak të punimeve për Unazën e Madhe.

Nuk punohet vetëm në Unazë. Trafiku i rënduar vjen edhe për pasojë të punimeve që kryhen brenda unazës së mesme. Mjetet e tonazhit të rëndë t’i zë syri në çdo orë të ditës, shkaktare për kolonën e gjatë të automjeteve.

Mëgjithë këtë situatë nuk duket se ka ndonjë reagim nga autoritetet përkatse. Pasojat bien vetëm te qytetarët, të cilët humbasin orë të tëra në kolonën e gjatë të automjeteve, jo vetëm në rrugët kryesore por dhe në lagjet e Tiranës.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?