Kaos për parkim në spitalin e Lezhës, bllokohen ambulancat (VIDEO)

6 Mars 2023, 17:23| Përditesimi: 6 Mars 2023, 17:35

  • Share

Kjo është situata që krijohet çdo ditë brenda rrethimit të Spitalit Rajonal të Lezhës.

Në hyrje të spitalit qytetarët paguajnë tarifën, por gjetja e një vendparkimi për automjetet e tyre mbetet sfidë.

Problematika më e madhe është gjatë paradites, kur nga kaosi në trafik bllokohen dhe automabulancat. Në mungesë të hapësirave brenda parkingut të spitalit, qytetaret detyrohen t'i parkojnë makinat jashtë ku përballen me gjobat e policisë rrugore.

“Vështirë është shumë se këtu ska vend për të parkuar. Hyjmë me lek dhe skemi ku parkojmë”.

“Këtu s’ka vend me ndejt njerëzit, s’mund të lëvizësh me këmbë, është shumë shumë ngushtë”.

“Problem e kemi se sjellim familjarët e sëmurë”, thanë qytetarët.

Problematika është shtuar pas ndërtimit të godines së maternitetit, ndërsa si zgjidhje do të kishte qenë ndërtimi i një parkingu nëntokësor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/03/2023 00:30

    Po pse parkim spitali eshte ky?! Ky ngjan me teper me nje treg te gjese se gjalle,se sa me nje parkim spitali.Sikur te shfaqej e lidhur aty,ketu ndonje lope apo ndonje dhi,nuk do te cuditesha.Spitali duhet t'a kete te vecuar zonen ku hyjne e dalin e parkojne ambulancat nga ajo e civileve dhe tarife duhet te paguajne vetem ata qe shtrohen dhe jane te detyruar t'i parkojne makinat brenda territorit per afate te gjata nga dite-muaj,asnje tjeter nuk duhet te tarifohet.Lirim i hapesirave perreth dhe zgjerim i parkingut do te ishin me se te nevojshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?