Maurizio Setti

Kaos te Hellas Verona, klubit të Serie A i sekuestrohen 100 përqind të aksioneve

20 Dhjetor 2023, 17:28| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 17:29

  • Share

ITALI - Punonjësit e njësisë së policisë ekonomike-financiare të Guardia di Finanza të Bolonjës, të deleguar nga Prokuroria e Bolonjës, ekzekutuan një dekret për sekuestrimin e 100 përqind të aksioneve të shoqërisë Star Ball Srl, që zotëron Hellas Veronën, klubin e Serie A.

Masa e sigurimit, shkruan GDF në shënimin e saj, rrjedh nga hetimet e kryera pas falimentimit të një kompanie “tashmë pronare e aksioneve të sipërpërmendura”, që lidhen me një pronar dhe dyshohet se ka edhe mashtrime bankare.

Nga hetimet rezulton se janë kryer transaksione të dyshimta aksionesh nga shoqëria aksionare te klubi i Veronës dhe që në të dyja rezulton të jetë i njëjti sipërmarrës, Maurizio Setti.

Ndaj, Guardia di Finanzia e Bolognas si masë paraprake ka sekuestruar në masën 100 përqind aksionet e klubit të Hellas Veronas në Serie A, duke shtuar telashe të tjera për ekipin që po lufton me mbijetesën në elitën e futbollit në Itali.

Në një reagim të mëvonshëm, vetë klubi i Serie A tregon se kjo lëvizje e "Rojes Financiare" nuk ka të bëjë me ekipin, por me një tjetër kompani të presidentit Setti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?