Pamje nga vendi i ngjarjes

Bota

Kaosi dhe të shtënat me armë zjarri gjatë shpërndarjes së ndihmave në Gaza, një i vdekur dhe 48 të plagosur

28 Maj, 14:55| Përditesimi: 28 Maj, 15:10

  • Share

Të paktën një person është vrarë dhe 48 të tjerë u plagosën të martën në Rafah të Gazës, pas kaosit të shkaktuar gjatë shpërndarjes së ndihmave nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë  e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, që vepron jashtë sistemit të OKB-së.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut deklaroi se shumica e të plagosurve janë lënduar nga të shtëna zjarri, të cilat sipas saj, kanë ardhur nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Ushtria izraelite mohon të ketë qëlluar drejt njerëzve, duke thënë se janë qëlluar vetëm të shtëna paralajmëruese në ajër.

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi konfirmoi vdekjen e një personi, Salem Abu Moussa, dhe plagosjen e 48 të tjerëve. Ngjarja ndodhi ndërsa qindra banorë të dëshpëruar të Gazës vërshuan në qendrën e shpërndarjes së GHF-së në jug të qytetit Rafah, zonë nën kontrollin e plotë ushtarak izraelit.

Zyrtarët e OKB-së kanë paralajmëruar se popullsia 2.1 milionëshe e Gazës përballet me nivele katastrofike urie, pas një bllokade pothuajse tre mujore të vendosur nga Izraeli, e cila u lehtësua pjesërisht javën e kaluar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se objektivi është krijimi i "zonave të sigurta" në jug të Gazës, për të parandaluar që ndihmat të bien në duart e Hamasit, ndërsa një zyrtar amerikan tha se sistemi i ri garanton sigurinë e ndihmave dhe shmang përfitimin e Hamasit.

Megjithatë, OKB ka theksuar se ndihmat duhet të shpërndahen në mënyrë të sigurt, ndërsa e ka akuzuar GHF-në për krijimin e një sistemi që rrezikon jetët e civilëve.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?