Kaosi i opozitës në Kuvend, ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD në Report Tv: Zjarri dhe dhuna nuk sjell vota! Faik Basha: Jemi gati të përballemi me këtë qeveri

3 Tetor, 18:52| Përditesimi: 3 Tetor, 19:25

  • Share

Opozita riktheu sërish kaosin dhe dhunën në Kuvend, pas burgosjes së ish-deputetit të Partisë së Demokratike Ervin Salinaji.

PD përsëriti skenarin edhe ditën e sotme, ku deputetët socialistë nuk u lejuan që të hyjnë në Kuvend, ndërsa iu vu flaka edhe disa manekinëve në oborrin e Kuvendit.

Për të folur në lidhje me këtë, ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Vokshi i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se zjarri dhe dhuna nuk sjell vota për opozitën.

“Nuk ndodhi asnjë gjë e rëndësishme, e kam parë si një akt pa rezultat, duke qenë se janë pak muaj para zgjedhjeve duhet që të ishin në terren partitë opozitare. Këta duket të ishin duke demaskuar një qeverisje që është abuzive. I mungon një strategji politike, shkojnë edhe mbyten tek zjarri para parlamentit. Të gjithë e kanë bërë këtë, edhe Rama e dogji bulevardin për një video të Metës, por duke parë situatën sot, opozita duhet që të pëlqehet në popull vetëm kështu rrëzohet qeveria”, tha ai.

Për Faik Bashën, anëtarin e kryesisë së PL, opozita është gati që të përballet me këtë qeveri dhe ka nisur punën në terren për zgjedhjet parlamentare 2025.

“Shqipëria është në rrezik, kush është garancia e një shteti, kushtetuta. Parlamenti refuzoi që të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën. Është një vendim që nuk gjeti zbatim nga deputetët e parlamentit dhe është goditje ndaj shtetit ligjor. Unë kam qenë në terren, drejtuesit e qarqeve të PD janë në terren dhe kjo s’do të thotë se Kuvendi mund të lihet në duart e krimit dhe të mos zbatohen vendimet e rëndësishme për demokracinë e një vendi. Nëse opozita nuk i ndjek të gjitha problematikat nuk është e gatshme që të vij në pushtet. Ne jemi gati që të përballemi me këtë qeveri”, tha ai.

I pyetur, se cila është strategjia e opozitës për të fituar votat e elektoratit gri, ai u shpreh se do të luftohet për të mbrojtur shtetin ligjor.

“Ai elektorati gri nuk është me asnjë parti dhe sheh ku të shkojë, pse duhet të trembet kur ne themi do të luftojmë për mbrojtjen e shteti ligjor dhe të kushtetutës. Ne i themi atij elektoratit gri që një deputet i parlamentit është i dënuar pa fakte dhe prova dhe vetëm se bëri një kallëzim për vëllain e Xhafajt”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?