Aeroporti i Manchesterit

Kaos në Aeroportin e Manchesterit, fluturimet rifillojnë gradualisht pas rikthimit të energjisë

23 Qershor, 17:55| Përditesimi: 23 Qershor, 18:01

  • Share

Operacionet normale në Aeroportin e Mançesterit po rikthehen gradualisht dhe fluturimet pritet të rifillojnë këtë pasdite dhe në mbrëmje, thanë zyrtarët e aeroportit, pasi një ndërprerje e energjisë në zonë shkaktoi probleme të mëdha, duke anuluar të gjitha fluturimet nga Terminali 1 dhe 2 i aeroportit britanik.

Nuk është bërë e qartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike. Autoriteti i aeroportit tha në një deklaratë se po punon me linjat ajrore për të riprogramuar fluturimet e anuluara në ditët në vijim, duke shtuar se fluturimet e planifikuara për nesër, të hënën, nuk do të preken.

Aeroporti më herët njoftoi në një postim në X se pasagjerët e planifikuar për të udhëtuar nga Terminali 3 duhet të vazhdojnë në aeroport si zakonisht, përveç nëse udhëzohet ndryshe nga linja ajrore. Megjithatë, edhe ata mund të pësojnë vonesa.

Lajmi u raportua fillimisht nga Sky News, i cili raportoi se një problem me energjinë kishte prekur aeroportin dhe disa ndërtesa të tjera.

Energjia është rivendosur, por shërbimet do të preken gjatë gjithë ditës, sipas raportit.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?