Artan Shtyaj i ftuar ne studion e Report Tv

Kaosi në FSHF, ish-kandidati për në KE, Shytaj: Gjykata nuk do të njohë zgjedhjet

30 Mars 2018, 18:11| Përditesimi: 30 Mars 2018, 20:47

  • Share

TIRANE- Vendimi i Gjykatës së Tiranës për të mos njohur zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit ka futur në kaos futbollin shqiptar. Gjykata kërkoi informacion shtesë mbi anëtarët (shoqatat fantazmë) që votuan në asamblenë e 7 shkurtit në Durrës, që i dhanë Dukës mandatin e pestë.

I ftuar në studion e Report Tv për të analizuan situatën dhe se çfarë mund të ndodhë në vazhdim, ish-kandidati për postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Artan Shytaj e cilëson si të drejtë vendimin e gjykatës. Ai thotë se e njëjta situata me shoqatat ishte edhe 4 vite më parë dhe nuk ndodhi asgjë, ndërsa vendimin e Gjykatës së Tiranës e cilëson si pozitiv, pasi sipas tij shteti ligjor nuk është vetëm për gjërat e mëdha. Artan Shytaj beson se gjykata nuk do të certifikojë një asamble të tillë.

“Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë shumë me rezultatin se me procedurat, gjykata me të drejtë kërkon që të certifikojë asamblenë, nëse është e ligjshme apo jo dhe kërkon që të gjithë anëtarët të tregojnë statusin e tyre. Gjykata ka kërkuar dokumente shtesë, nuk besoj që do të quhet legjitime një asamble e tillë. Ligji kërkon që cdo anëtarë i FSHF të jetë i regjistruar në federatë, nuk besoj që do të certifikojë asamblenë, kur një pjesë e anëtarëve nuk janë në rregull me ligjin. Nëse gjen parregullsi votimet nuk do të njihen, duhet të bëhen zgjedhje të reja për ne dhe të parat për gjykatën” tha ai.

Problemi kryesor që solli edhe vendimin e gjykatës për të kërkuar informacion shtesë mbi anëtarët që votuan lidhet shoqata fantazmë, të paregjistruara. “Pamë skandalin e pronave që kishin votuar të vdekur. Kur gjykata e shikon që këta janë të rregullt i legjitimon ose jo. Nëse nuk e njeh bëhen zgjedhje të reja dhe të rregullohet kuadri ligjor i shoqatave.

Problemi i shoqatave është kompleks për ligjin, ato nuk janë shoqata zyrtare, është normale që bëjnë aktivitet, por ne flasim për dy standarde, popullor dhe atë juridik dhe për këtë të fundit, nuk janë. Argumentet që u paraqitën, nuk janë të mjaftueshme për gjykatën, pasi kërkon disa rregulla dhe kritere. Në atë asamble ka edhe disa probleme të tjera morale, kush voton dhe sa votojnë.

Treçereku i asamblesë nuk ishin njerëz të sportit, i vendos një njollë të madhe morale produktit, pasi kanë votuar njerëz që futbollin nuk e njohin, shkuan për të plotësuar kërkesa të disa njerëzve. Për mua është më i madh problemi moral. Mënyra si u bë asambleja ka pikëpyetje  të madhe morale. Drejtuesi politik pyet partinë kë të votojë’.

Në zgjedhjet e 7 shkurtit, Artan Shytaj nuk arriti që të fitonte në garën për anëtarë të KE, por a do të garojë sërish nëse do të vendosë gjykata që të bëhen zgjedhje të reja? “Varet ku rifillon loja, nëse rifillon me ata që ishin”. Në fund, profesori i sportit, komentoi edhe vendimin e UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut. “Nuk i besoj komplotet kundër Shqipërisë. Unë dua që Skënderbeu të dalë i pafajshëm. UEFA ka drejtuar gishtin ndaj futbollit shqiptar, që po u dënoj një klub më shumë se cdo tjetër, është dënimi më i madh” përfundoi ai.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?