Ambasada e Italisë në Tiranë ka shprehur shqetësim për kaosin e krijuar në Kuvend tashmë prej javësh.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada italiane i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës që të punojnë bashkë në mënyrë që Parlamenti të ushtrojë detyrën e tij.
“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.”, thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Rithemelimi i vuri flakën Kuvendit, ambasada e SHBA-së dhe ajo Britanike të shqetësuara: Tensionet jo në interes të Shqipërisë! Duhet dialog konstruktiv
M.Q./ReportTv.al