Jorida Tabaku

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku për Report Tv: E anulova pasi Soreca dorëzoi sot raportin e KE-së

10 Nëntor 2023, 19:35| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 10:42

  • Share

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit e cila ishte planifikuar që të mbahej të hënën në orën 12:00, ku pritej që ambasadori i BE-së Luigi Soreca të prezantonte Progres-Raportin e BE për vitin 2023, është anuluar.

Bashkëkryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, tha në një prononcim për Report Tv se e ka anuluar mbledhjen për shkak se ambasadori i BE-së i ka dërguar sot raportin e KE-së. Nëse ka paqartësi ka shtuar Tabaku për Report Tv, do të zhvillojë një konferencë për ta sqaruar më tej.

Anulimi i mbledhjes është njoftuar përmes një e-mail zyrtar, ku janë njoftuar anëtarët.

Këshilli Kombëtar i Integrimit bashkëdrejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe deputeti socialist Toni Gogu, si dhe ka në përbërje kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentarë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 11/11/2023 11:46

    JORIDA JE NJE DHELPER E PADOBISHME....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?