Politikë

Kaosi në Kuvend, Berisha: Rama me skenar të përgatitur, shpalli luftë! Do kalojmë në veprime

18 Shtator, 11:13| Përditesimi: 18 Shtator, 13:00

  • Share

TIRANË- Pas kaosit në Kuvend, ku opozita nuk lejoi kryeministrin Edi Rama të prezantonte programin qeverisës, Sali Berisha i mblodhi deputetët e tij në selinë blu. Kalimin pa debat të programit, Berisha e quajti një akt si të diktatorit koreano-verior Kim Jong Un dhe se sipas tij ishte një skenar i parapërgatitur.

“Ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme. Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se Rama shpalli luftë dhe se asgjësoi vullnetin e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Me aktin e tij, shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi, vullnetin e shqiptarëve që morën pjesë në votim. Përfaqësuesve të atyre që votuan kundër Ramës, republikës parlamentare, Kushtetutës së kësaj republike. Shpalli luftë, të hapur, me një skenar të përgatitur bashkë me kreun e Kuvendit, që është një individ skllav i krimit dhe korrupsionit të vet dhe që tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij”, tha Berisha.

Berisha tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që një program qeverie të votohet brenda 5 minutave.

“Sipas një skenari të parapërgatitur, që e lajmëroi vetë kryehorri i kombit, se vetëm ai mund të ndërmarrë një skenar dhe akt të tillë, u asgjësua në momentin e tij më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të përgjegjësisë, parlamenti shqiptar. Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama të kalojë ligje për 5 minuta, por nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u veprua sot”, tha Berisha.  

Mbledhja erdhi pas kaosit të deputetëve demokratë në sallë, të cilët u revoltuan nga fjala e ministres virtuale ‘Diella’.

Ora 11:29
‘Bastard i xhelatëve komunistë’, Berisha pasi penguan Ramën të prezantojë programin: Duhet të kalojmë në veprime

 

Në mbledhjen e grupit të PD, Sali Berisha u tha deputetëve se duhet të kalojnë në veprime pas kaosit në seancë ku penguan kryeministrin Edi Rama të prezantojë programin. Berisha tha se asnjë shqiptar nuk e kishte menduar se Rama mund të sillej kështu ndaj Kushtetutës.

“Ne duhet të kalojmë në veprime, veprime dhe vetëm veprime. Ai nuk humbi kohë ndaj nesh, ai tregoi fytyrën e tij, ne do tregojmë betejën tonë për të drejtën, për Kushtetutën, për parlamentin, për qytetarin. Kjo mbledhje sigurisht që është emergjente, e jashtëzakonshme sepse situata është e jashtëzakonshme. Asnjëri nga ne, asnjë shqiptar nuk do përfytyronte se ky bastard i xhelatëve komunistë, mund të sillej ndaj Kushtetutës dhe parlamentit në këtë mënyrë.

Kështu që unë u ftoj ju të diskutojmë, të vendosim bashkërisht për përgjigjen që do t’i japim këtij akti të pashembullt. Këtij akti që tejkalon edhe imagjinatën më të sëmurë, përveç imagjinatës së tij, i cili këtë e kishte të përgatitur, sepse e paralajmëroi disa herë që do votojmë po nuk dëgjuat Diellën.

Këtu kemi të bëjmë me një kompleks, me një konglomerat. Në bashkëfajësi të plotë me të është presidenti i Republikës që i dha levën për këtë qëllim. Droga është kryefjala e këtij regjimi në çdo anë, por ne duhet të marrim vendimet tona. Ne jemi para një fakti të paprecedent dhe ne duhet t’i përgjigjemi me çdo kusht në mënyrën më të fuqishme, me veprime, këtij akti të sotëm”, tha Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 18/09/2025 12:43

    O kriminela kaloni ne veprim se per te zezen e kokes tuaj e keni .Rames dhe qeverise uk keni se çfar ti beni , sovrani i dha 83 votat per te çuar perpara Shqiperine .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?